
Vrapova nëpër udhë që humbisnin nëpër kohë.
Të padukshme, qorre e plot mistere,
Të shurdhëra ndaj ëndrrave të mia që këlthisnin,
Dhe errësirës humbisnin në abise e kratere.
Herë shorti në rrugët e gjata më thërriste,
Të kafshoja ditë e vite të jetës sime si kanibal,
Ta shikoja dritën, i etur, i pafat, kur vdiste,
Me shpirt ndër dhëmbë të mbaja shpresën gjallë.
Dhimbjet më mësuan të mbahesha në këmbë,
Të ndryshoja veten, të ngrihesha kur bija,
Më mësuan se lumturia kushton rëndë,
Më mësuan që në ëndrra më të bukura të flija.
Suksesi më çoi dhe në rrugë me dritë,
M’i ngriti fluturat e gëzimit të vallëzonin në ajër,
Të ndjeja e të dehesha me gjithë bukuritë,
Ndodhte që dhe mua më ulej fati në vatër.
Jeta më mblidhte në krahë me plot ngrohtësi.
Kujtohej dhe për mua se isha ende gjallë,
Dhe une vija krahë e ndizesha si yllësitë
Dhe jetën e dashuroja, si gjënë më të rrallë.
Të gjitha udhët e mia i dua, me mall i kujtoj,
Pa to do isha një zgalem krahëthyer,
Më mësuan dhe qiellit lartësive t’i shkoj,
Dhe jetën ta çmoj si gjënë më të vyer.
i,
Sa herë që kthej kokën të ndjehem krenar,
Të thonë dhe kur s’do jem ”Kështu ishte ai.”
Epitafi më i dashur që do doja mbi varr.
(Kujtim Hajdari)
***
I YEARN FOR ALL OF THEM.
I ran through paths that vanished over time.
Invisible, blind, and full of mysteries,
Deaf to my dreams that screamed,
And disappeared into darkness, into abysses and craters.
Sometimes fate called me down long roads,
To bite the days and years of my life like a cannibal,
To see the light, thirsty and unlucky, as it faded,
With my soul between my teeth, I kept hope alive.
The pain taught me to stand on my feet,
To change myself, to rise each time I fall.
It taught me that happiness comes at a steep price,
It taught me to dream the most beautiful dreams.
Success also guided me to paths of light,
It lifted my butterflies of joy to dance in the air,
To feel and revel in all the beauties,
And luck often sat with me by the hearth.
Life embraced me with warmth,
It reminded me that I was still alive,
And I would rise like the shining stars,
And I cherished life much more, as a rare gift.
I love all my paths, I remember them with longing,
Without them, I would be a broken-winged bird,
They taught me to reach for the heights of the sky,
And to cherish life as the most precious thing.
They taught me to grow old and mature as a person,
Whenever I turn my head, I feel proud,
To say, even when I’m gone, “This is how he was.”
The dearest epitaph I would want above my grave.
(Kujtim Hajdari)
Burimi/Facebook


Leave a Reply