…Monte Carlo si ne çdo mendje fukarai dhe te padituri, ka qene vendi i vesit, i kumarit, i botes se korruptuar, ku mblidhen ca miliardere hajdute, ca bandite dhe “pirate” me syze te errta, luajne poker, levizin kartrat si magjistare, ia hedhin njeri-tjetrit me bllofe gjithefareshe. E shkela kete toke te nemur a te bekuar tek e mbramja e jetes sime dhe, te them te drejten, vezullimi prej ari dhe argjendi i saj m’u kthye ne nje tog godinash gjysme te dehura e gjysme kryeneçe, ku rendi dhe harmonia qene thyer. Sepse Monte Carlo flinte ne mendjen time si ai ishulli i arte i O’Henrit, ku ti, i mbetur vetem mes detit, gjuaje me copa ari si femijet e vegjel syprinen e ujit duke luajtur e kaluar kohen. Sepse ari nuk kishte vlere per njeriun e vetmuar, nje paradoks qe veç kotesia dhe absurdi e verteton…
Teksa po e shikoja Monte Carlon nga siper, aty bri pallatit mbreteror te Monakos, ku ai ben pjese, me dukej sa nje qytet i bukur ku te sfidonte luksi, madheshtia, krenaria, aq dhe nje qytet pa fryme, si ne gulç, me godina te ngjeshura brinje me brinje, hipur mbi shpinat e njera tjetres ne nje valle te çmendur a epshe komitesh zbritur nga anijet e tyre pas udhetimesh te largeta e aventurash. Po pse m’u duk keshtu? Jo se Monte Carlo eshte qendra e kazinose me te madhe e me te njohur ne bote, ku ne barkun e saj struken njerezit qe parane e madhe e kthejne ne loje, hobi ose rreqethje emocionale, dhe prandaj fukarai duhet ta anatemoje, ta shaje nga nena dhe gruaja (se ai eshte sa xheloz, aq dhe inferior). As se ti je nje moralist, nje intelektual a nje predikues (i te mires, i te shenjtes dhe i virtutit – pra nje prift, profesor, filozof a politikan). Jo! As se qyteti te duket si vendi i vesit a metafora e shperdorimit. As kjo, jo! Ketu kane bujtur njerez te jashtezakonshem. Zhyl Verni luante shpesh poker sallave te Kazinose, ngritur qysh me 1862 dhe formesuar me teresej ne fillim te shekullit XX, diku ne vitet ’20. Edhe Çurçilli i virtytshem dhe fisnik ne gen, thuhej, pasi ngopej gjume ne Hotelin e Parisit dhe pinte nje kafe per qejf ne pallatin ngjitur gjithe luks, ftonte nje grup miqsh, hynte ne Kazino dhe luante poker dhe brixh. Sigurisht jo per para, po per qejf dhe hobi.
Kumari – kjo loje nervash, parash, pasionesh te marra e deshperimesh per vdekje, ka qene dhe mbetet nje udhekryq midis guximit, kokekrisjes dhe gremines se vdekjes, kur pas nje nate befasisht e ndjen veten te zhveshur lakuriq dhe te mjafton vetem nje plumb kokes t’i shpetosh poshterimit dhe humbjes pa kthim. E kam ne koke dridhjen e duarve te gruas mondane teksa luante poker ne novelen e Stefan Cvajgut “24 ore nga jeta e nje gruaje”. Nje tmerr i “bukur”…
Monte Carlo ka vetem 3500 banore rezidente, por aty gelojne me mijera turiste, kureshtare, gjesdises me nga nje çante roba shpines dhe nje hamburger ne bark; lloj-lloj aventurieresh te tjere te pangopur per ta shkelur kete qytet vezullues, qe nga te rinj e te reja me biçikleta e gjer te plaka topalle, te shemtuara, qe ngerthejne gishtat me çuna te rinj si dashnore rene nga fiku; gjithe ajo skote qe nuk heq dore nga sfidat dhe deshirat e pangopura te jetes. Ajo qe mua ma shprishi imazhin e ndertuar nga fotot e shumta dhe videot plot drite, ishte mungesa e frymemarrjes se tij, ngushtesia urbane, ngjeshja e godinave. Mungese parqesh, hapesirash, rruge te ngushta, trafik i renduar. Rrokaqiejt duket se po triumfonin mbi qytetin e vjeter me hodinat qeveritare dhe hotelet e stilit barok. Madje njeri prej tyre, fare i ri, me teknologji bashkekohore, ishte ngritur mbi det… Dhe tek e perkedhelja me sy krejt imazhin e qytetit, qe nga krepi i malit e gjer poshte ne det, gjeja ngushellim per qytetet tona te reja si Tirana, Durresi, Vlora, dhe deri te Saranda ime, te cilat mbetëm duke i anatemuar per betonizimet, kullat e larta apo ngjeshje pallatesh brinje me brinje etj. Paska dhe me keq, mendoja. Ndofta dallimi i thiket mes Monte Carlos dhe qyteteve tona qe luksi i tij, “ari” si nje aureole, shkelqimi qe ai kishte. Por ne nuk mund te matemi dot me Monte Carlon dhe sivellezerit e tij ne bote, sepse ari aty eshte derdhur me tonelata ca nga puna, me shume nga grabitjet, dhe sado-kudo, ari ndrit, krijon luksin. Vetem te mendosh qe nje meter katror ne Monte Carlo kyshton 200 mije euro, thone dhe 300 mije. E beni dot nje llogari?! Statistikat thone se ai ka 3500 banore, ne fakt kapacitetet hoteliere dhe te fjetjeve jane shume me shume. Eshte qyteti i milionereve, i atyre qe luajne me parate…
Me ne fund, tek bridhja dyqaneve te shumte per te blere diçka per mbesen time si dhurate nga qyteti i arit dhe kumarit, shitesi embelsoi syrin dhe me foli shqip. Ouuuuu, nje shqiptar mu ne malin e floririt, shakatova une. Jam nga Durresi, me tha djaloshi, kemi marre dy dyqane me qira ketu, nje e menexhojne prinderit, nje une me nusen. Shkojme e vijme nga Nisa ketu. Dhe si bleva nje bluze per mbesen, sigurisht me nje ulje nga dursaku, nje psheretime kenaqesie ma zbrazi mushkrine dhe ma mbushi zemren me nje dhembshuri te befte: Eh, shqiptaret, ku nuk kane shkuar e ku nuk e kane ndertuar jeten e tyre! Te jashtezakonshem jemi…




Burimi/Facebook


Leave a Reply