Kujtuam pothuajse gjithcka nga ajo kohe … qe une e quaj koha jone…koha e miqesive te mira e te sinqerta…koha e sportit e sportisteve te mrekullueshem …koha e familjes, e te qenit njeri e qytetar .
Kujtuam edhe Pazarin e Ri ku jetonte familja Konci e ku aty e takoja shpesh Lulin e ku ne bisedat tona futbolli na merrte peng.
…Dhe mbreme pothuajse nuk folem hic per kohen e sotme te ketyre karabusheve “trendy ” qe i genjen mendja se gjithcka ne Shqiperi lindi e doli ne drite pikerisht kur nisen ta nxjerrin koken keta karavidhet e …pas 90…
E kam takuar fizikisht per here te fundit Lul Koncin te famshmin Mesues te edukimit fizik ne Sauk ku ndertoi se bashku me nxenesit e tij nje fushe futbolli model per ate kohe ne Tirane [ behet fjale per vitet 70]…ne Aeroportin JF Kenedy ne gusht te vitit 2000 kur une dhe e bija e tij Albana vinim ne USA pas nje fluturimi Tirane – Zyrih – New York..
Dhe fale zotit edhe sot e kesaj dite i fameshmi Arbiter i futbollit shqiptar dhe nder te paret Nderkombetare te tij [ Gjyqtar i Fifa & Uefa qe ne 1973] Luli ne moshen 85 vjecare ka nje shendet te mire e vecmas nje memorje per ta patur zili….pa diskutuar faktin qe vazhdon te mbetet nje enciklopedi nder dekada e kohes sone…e sportit shqiptar por edhe e qytetarise tironase.
Punoi e la gjurme te vecanta si Mesues i edukimit fizik ne Sauk, ne Gjimnazin I.Qemali dhe e mbylli tek shkolla e Gjuheve te Huaja…
E nisi arbitrimin qe ne 1965 fale perkrahjes e ndihmes qe i dha nje tjeter birbil i madh i futbollit shqiptar te asaj kohe Ramazan Kuka… ndaj te cilit se fsheh dot mirenjohjen…dhe e mbylli pas 20 vjetesh…ne 1985 ne krah te Namik Jarecit gjithashtu te shquar ne historine e futbollit tone….sikurse ruan kujtime te mrekullueshme per njerezit e mire sic i quan ai Xhep Spahiun e Qamo Hallunin…
Lul Konci do ti cudiste kinezet ne 1974 kur gjate nje turneu nderkombetar ne Kine do te aplikonte per here te pare ne fushe…nxjerrjen e kartonave [ te verdhe e te kuq ] te cilet sapo ishin aprovuar e vendosur nga organizmat nderkombetare te futbollit.
Vllaznia – Flamurtari ka qene ndeshja e pare e arbitruar prej Lul Koncit si kryesor diku nga fundi i viteve 60…per ta mbyllur me nje nga ndeshjet derbi te kryeqytetit Tirona – Dinamo shume vite me pas…
I sakte, korrekt, i ndershem, njohes e interpretues i shkelqyer i rregullores se futbollit…dhe autoritar ne fushen e lojes…mik me trajneret, i marre vesh shkelqyeshem me lojtaret dhe kurre i fershellyer prej publikut …shok e zotni qytetar me te gjithe vecmas me ata qe e njohen nga afer…
Sipas meje absolutisht nje nder gjyqtaret e futbollit me te mire ne Shqiperi sidomos gjate periudhes 1970- 80..
Arbitroi vetem 10 ndeshje nderkombetare te te gjitha niveleve ….pak…shume pak…por nuk ishte faji i tij pasi injoranca jone politike e asaj kohe e pat vet-izoluar Shqiperine banalisht edhe ne sport…e megjitheate pak para mbylljes se karieres se tij kujton me nostalgji ndeshjen Hungari – Zvicer ku shqiptari Konci ishte kryesor.
Ka vershellyer …kur Ben Cela i bardhe e bluve…la futbollin….ka vershellyer ne sa e sa ndeshje derbi te kryeqytetit…ne Shkoder, Vlore, Durres, Kavaje, Elbasan, Korce, Fier, Lushnje, Berat etj etj…
Ka gykuar me shume korrektese e nuk i ka bere syri terr edhe kur ne vitet 80…ne fushen e Q.Stafes do ti hynte e do ta kercenonte fizikisht e me jete …dhenderri i Diktatorit – Hoxha…Klement Kolaneci
Kujton edhe nje ndeshje te U21 …mes Greqise e Norvegjise ne Korfuz…apo edhe nje tjeter ne San Marino…sikurse nuk i heq dot kurre nga mendja arbitrimet e tija te shumta [ gati 500 ndeshje ne karieren e tij] …vecmas perplasjet Tirona – Partizani…Dinamo- Tirona e Partizani – Dinamo…por kisha kenaqesi te vecante kur arbitroja ne Shkoder – me thote Luli…
Per Lulin…absolutisht Arbitri me i mire shqiptar mbetet Ramazan Kuka …per shume veti e cilesi te spikatura te tij thote ai…vecmas per ndershmerine e korrektesen.
Nderkohe qe shton se shume te mire kane qene nder vite edhe koleget e tij…F.Bajrami, M.Myshku, F.Pupa, T.Prela, Dh. Prifti, A.Hoxha e vecmas i preferuari i tij i viteve 80-90…Plarent Kotherja.
Nderkohe qe ne arenen nderkombetare idhulli i tij ishte e mbeti arbitri hungarez Palotai…
E pyeta mbreme Lulin se cilet trajnere i kane mbetur ne mendje per mire pasi dihet qe ata ndikojne jo pak tek nje arbiter gjate nje ndeshje…Zihni Gjinali mu pergjigj i vendosur….zotni burre, korrekt, objektiv e njeri fisnik.
Nderkohe pyetjes sime se cilet futbolliste do te veconte per mire gjate gjithe karieres se tij te gjate si gjyqtar ai ju pergjigj…kane qene shume te tille qe ishin jo vetem lojtare te mire por mbi te gjitha edhe djem e njerez te mrekullueshem brenda e jashte fushes se lojes… te tille si…M.Haxhiu, T.Leshteni, A.Mema, F.Frasheri, S.Hyka, T.Dibra, R.Rragami, S.Bizi, D,Zhega, A. Hafizi, V. Zeri, A.Minga etj…
Me vjen mire kur Luli po ashtu si edhe une vlereson si publikun me objektiv e futbolldashes…ate shkodran…sepse nuk mund te ndodhe ndryshe…kur vete futbolli ne Shqiperi mban per Atdhe te vet pikerisht Shkodren…
Kujtuam me Lul Koncin …me mall, respekt e konsiderate te vecante edhe vellane e tij te madh Prof. Zyber Koncin..nje emer e personalitet i shquar i futbollit shqiptar…Babai i asaj Shkendije te fameshme te viteve 70…por edhe trajner i Tirones si dhe i Kombetares se Shqiperise …
Ka emigruar qysh prej vitit 1995…e vazhdon te jetoje po ne New York…familjarisht…ku se bashku me Filen…mesuesen e njohur te gjimnazit te Kombinatit e vecmas zyshen e dashur e te respektuar te fiskultures tek shkolla Fan Noli …se bashku me femijet e tij te mrekullueshem…Albanen e Arbin… shto ketu edhe niperit e mbesat e tija Mjalti i mjaltit…eshte i lumtur teksa thote…nuk me lene te plakem kurre, me rinojne e ma mbushin zemren plot.
Ka natyrisht mall per Atdheun e tij sikurse shprehet shume i keq ardhur per gjithcka te mbrapshte qe ndodh atje…e ku vecmas memorja ndaj se mires e njerzilliku jane drejt shuarjes…
Fola gjate mbreme e me shume mall me Lul Koncin…arbitrin e famshem te futbollit shqiptar…njeriun fisnik, qytetarin e mrekullueshem tironas…familjarin shembullor…mikun e shokun e rralle…dhe u ndjeva vertet mire…fort mire .
Pac shendet te mire, jete te gjate e cdo te mire te kesh gjithashtu ne jeten e ne familjen tende i dashur e i respektuar mik i cmuar Lulezim Konci.
A.R.D
Burimi/Facebook


Leave a Reply