Kemi 33 vjet qe nuk fitojme dot me Letonine…kete radhe jo se nuk deshem ne …por nuk deshte Sylvinjo.
Ne 6 ndeshje 6 barazime e golaverazh 7-7…me Letonine …
ne te 66 ne Rang-listen e fundit te FIFA e ate ne vend te 138…ne 2 here ne finalet e nje europiani e ata zakonisht te 3 ne grupet eliminatore…te europianeve e boteroreve…perjashto nje kualifikim aksidental te tyre ne Euro 2004…
Letonezet humbasin penallti…ne shenojme e kryesojme…dhe ne fund te ndeshjes takimi mbyllet ne barazim 1-1.
Per mua pas kesaj ndeshje perfundon enderra jone per ne Boteror sikurse normalisht duhet te perfundoje edhe vazhdimi i te qenit te Sylvinjos ne krye te pankines kuq e zi …dhe absolutisht e domosdoshme shporrja e Armando Dukes nga kreu i FSHF.
Mik te forte paske patur o Rei Manaj…te humbesh ate lloj penalltie ne ate ndeshje qe per ne shqiptaret kishte vlera te shume- fishta…e te jesh edhe sot ne Riga …titullar ne formacion madje edhe kapiten ekipi…nuk e di …por ti qofsh e ata qe te llastojne e perkedhelin ty kesisoj ne kurriz te Shqiperise …qofshin.
Qenia jote sot titullar…e aq me shume kapiten i kombetares se Shqiperise pas gjithe asaj shemtie qe ndodhi ne ndeshjen me Serbine ku TI e Sylvinjo jeni fajtoret kryesore…per mua eshte nje tallje bythe haptazi me Shqiperine e shqiptaret…si nga trajneri yt e fatkeqesisht edhe i yni e po aq edhe nga vete ty…qe sillesh sikur nuk ka ndodhur absolutisht asgje.
Po si mor zotni trajner fut ne fushe fjala vjen ne kete ndeshje Balliun nderkohe qe Hysaj ishte absolutisht nje nga dy me te miret ne ndeshjen e fundit me Serbine.
Si mund te jete serisht titullar Laci e ne stol te qendroje talenti M.Berisha…
Po mire mor zotni …perse e me cfare kurajo vazhdon ta mbash ende ne loje Kumbullen e le ne stol talentin A.Bajrami…
Si ka mundesi qe e zhduke nga faqja dheut Asanin…si ka mundesi qe vetem ti or zoti trajner i Shqiperise nuk mund ta kuptosh dot se treshja sulmuese per momentin tek ne duhet te jete Broja – Muci – Daku…e zevendesues te pare te tyre Uzuni- Asani – Hoxha e ne tribune Manaj yt.
Per cfare i fut ne 10 minutat e fundit Dakun e Uzunin…thjesht sa per te qene brenda ?
Cfare futbolli luajte ti sot ne Riga kunder Letonise modeste …kur ne pjesen e pare fati te ndihmoj me penalltine e pritur nga Strakosha…po fati te ndihmoj me nje gol – autogol ne minuten e 29’…po fati te denoj me ate gol qesharak te pesuar ne menyre te cuditeshme brenda zones sone ne te 49′ …etj etj…
Eshte e vertete qe pjesa e dyte u luajt e tera ne gjysem fushen letoneze …por cfare konkretisht beme…sa rrezikuam…sa e kerkuam realisht golin e fitores…si e kerkuam…a mjaftojne vetem 2 gjuajtjet e Asllanit per ta fituar ndeshjen ?
Futboll i akullt, pa vizion, pa krijimtari, pa emocion, nje Shqiperi pa ngjyre e pa fytyre…nje Shqiperi kaotike , teper e lexueshme…dhe asnjehere meritore per ta fituar kete ndeshje.
Une nuk jam trajner zoti Sylvinjo…por ja qe kam nje jete te tere me futbollin e vite e vite te tera pas kombetares se vendit tim brenda e jashte Shqiperie …..kam pare e percjelle shume si ty …te huaj e shqiptare…kam pare e percjelle vertet shume lojtare qe e kane mbajtur veshur fanellen kuq e zi …disa e kane merituar e nderuar ate e disa te tjere e kane bere pis e turperuar ate…
Edhe me alifmatraku or zoteri tashme te siguroj se ne nje ndeshje te tille per menyren se si po rridhte loja do duhej te fuste qe ne fillim te pjeses se dyte …A.Bajramin per Kumbullen…M.Berishen per Lacin…Mucin per Hoxhen … Dakun per Manajn…e Uzunin per Brojen…
Kjo ndeshje sipas meje jo vetem qe mbushi kupen e Sylvinjos por dukshem e derdhi ate…ndaj ai i pari duhet te largohet …sa me pare aq me mire per kombetaren e Shqiperise…sepse nje hilacak, nje servil i ”shefit te madh te FSHF ” e nje frikacak qe luan per bythen e vet e jo per Kombetaren e Shqiperise… si ai ….nuk i duhet me kombetares kuq e zi…aq me shume nje menexher fort i keq si ai i ketij grupi te talentuar lojtaresh shqiptare pavaresisht se nuk luajne ne Atdheun e tyre …jo vetem qe nuk i duhet me futbollin tone kombetar por ne te kunderten e demton fort ate….ndaj dhe Sylvinjo duhet te ike…mundesisht qe neser…mjaft eshte mjaft.
A.R.D
Burimi/Facebook


Leave a Reply