Shqiptarët filluan të njihen në burime të huaja si “Albanians” që nga periudha mesjetare, por origjina dhe evolucioni i këtij termi janë disi më të hershme dhe interesante.
Origjina e emrit “Albanians” njihet qe ne Antikitet (shek. II p.e.s. – shek. II e.s.). Emri “Albanoi” përmendet për herë të parë nga Ptolemeu (gjeografi grek, shek. II e.s.), i cili përmend një fis ilir të quajtur Albanoi dhe një qytet të quajtur Albanopolis (në territorin e Dardanisë ose në afërsi të Krujës së sotme).Ky është ndoshta fillimi historik i termit “Alban-” i lidhur me popullsinë ilire, pararendëse të shqiptarëve.
Mesjeta e hershme (shek. XI-XIII):Emri “Arbanon” ose “Arbanum” përmendet në burime bizantine dhe latine për të përshkruar një territor ose një grup njerëzish që banonin në zonën e Shqipërisë së sotme. Banorët e këtij territori quheshin “Arbanenses” ose “Arbanitai”. Këta emra janë pararendësit e drejtpërdrejtë të “Albanians”.
Ne shek. XIV-XV emri përhapet në Evropën Perëndimore. Gjatë shpërnguljeve të shqiptarëve në Itali (Arbëreshët) dhe kontakteve me vendet perëndimore, emri “Albanenses” (nga latinishtja) filloi të përkthehej si Albanians në anglisht dhe gjuhë të tjera perëndimore. Ndërkohë, vetë shqiptarët e quanin veten “Arbër” ose “Arbëresh” deri nga shek. XVII, kur nisi të përhapet emri “shqiptarë” (nga fjala “shqip”).
Pra emri “Albanians” për shqiptarët është i rrënjosur në histori që nga antikiteti, por si term ndërkombëtar u konsolidua rreth Mesjetës së Vonë, veçanërisht nga shekulli XV e tutje.
1689 Cantelli / De Rossi Map of Albania
Burimi/Facebook/GEGNIA


Leave a Reply