…Ne nje turne, per t’i shpetuar çmimeve te kripura te hoteleve neper qytete, nese merr nje makine me qira, mbathja diku neper fshatra. Paradite shko ne qytet, p.sh. ne Nice, Monte Karlo, Kane, te cilat jane diku te 20-40 kilometra larg. Pastaj kthehu ne Vance, fshati ku je vendosur. Jane fshatra si qyteza, kane nje qender ku ti pi per qejf kafe, nje gote birre, thuajse njesoj si ne Tirane e Sarande. Po do ha dhe dreke. Eh… fshatra u thone kendej, por ne fakt jane shume me te bukura, me rruge te shtruara me asfalt, trotuare, rrugica dhe monopate me kalldrem, dyqane te shumte, me histori mbi 1000 vjeçare, nje memorie e gjalle, e gdhendur mureve te moçem te keshtjellave, kishave, shtepive dy e tre kate, galerive. Fshatra mes nje urbanistike te miremenduar dhe funksionale sesa shume nga qytetet tona te vogla, rendom te hirta, me rruge te shtrembra, te prishura, mbushur me gropa, plehra dhe balte. Ka dhoma me qira…
S’ke nevoje te çlodhesh. Natyra vete te çlodh. Degjo ne mengjes kengen e zogjve, bilbilave, mellenjave, shih nje lloj kojrille te vogel, te zeze, tejet miqesore, qe te afrohet prane kembeve. Naten ja ku shfaqen xixellonjat. Ah sa me ka marre malli t’i shoh. Njera me ulet mbi pantallona. Ngopu me natyren qe te eshte refuzuar. Dhe mbushu me mall per femijerine. Te duket sikur shetit atyre viteve, paçka se trupi i plakur te eshte drobitur dhe tensioni ta rrogullon mendjen. Leviz pak neper bar te kopshti, aty ke nje ulli, nje fik, nje kumbull, nje geshtenje… Gardhi i larte sajuar me nje fare kallami te holle, te mbron nga syri kureshtar (megjithese ketu secili shikon punen e vet). Ja ku te erdhi femijeria dhe te ka cekur syte, te ka ndezur trurin me kujtime fshati. Dhe nje paqe qe te mbulon si batanije e ngrohte. Dhe heshtja aq e embel. Dhe nata. Dhe vetmia…
Dhe… dhe… mrekullia…




Burimi/Facebook


Leave a Reply