Komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë Shqiptare, themelvënës dhe drejtues i shkollës së parë të xhandarmërisë shqiptare, themelues i repartit të xhenios, frymëzues dhe krijues i Topografisë Ushtarake Shqiptare. Këto janë disa nga “yjet” që shndërrijnë në spaletat e major Aqif Përmetit.
I lindur në Përmetin e traditës shqiptare, përfundoi Akademinë e Lartë Ushtarake 🪖 në Stamboll dhe prej shpalljes së Pavarësisë u vu në shërbim të shtetit shqiptar, si ushtarak i talentuar dhe organizator korrekt.
Përtej Atlantikut, Aqif Përmeti jo vetëm menaxhoi me sukses gazetën e diasporës “Dielli” pranë federatës panshqiptare “Vatra”, por formësoi dhe stërviti “Trupin vullnetar” prej 300 vetëdashësish, që bashkë me të morën pjesë dhe triumfuan në Luftën e Vlorës. Vepra e tij sot përbën një vlerë të rrallë të historisë sonë të përbashkët.
Nga Pirro Vengu.
Burimi/Facebook


Leave a Reply