Ishte dhjetori i vitit 1946, në Romë, një grua, e veshur thjesht dhe me fytyrë të trishtuar, hyri në një dyqan, iu afrua pronarit dhe e pyeti me përulësi nëse mund t’i merrte ato ushqime me kredi. Ajo i shpjegoi me butësi se burri i saj ishte invalid lufte dhe nuk mund të punonte, dhe se shtatë fëmijët e tyre kishin nevojë për ushqim. Pronari nuk pranoi dhe e urdhëroi të largohej nga dyqani. Duke e ditur nevojën e vërtetë të familjes së saj, gruaja iu lut: «Ju lutem, zotëri, do t’ju paguaj sa më shpejt të mundem.» Pronari përsëriti se nuk mund t’i jepte kredi dhe se ajo mund të shkonte në një dyqan tjetër.
Pranë banakut qëndronte një prift i ri, i veshur keq, i cili kishte dëgjuar rastësisht bisedën midis pronarit të dyqanit dhe gruas. Ai iu afrua dhe me një theks të huaj i tha pronarit të dyqanit se do të paguante çfarëdo që gruaja të merrte për nevojat e familjes së saj. “Kush mund të më garantojë se keni para të mjaftueshme për të paguar atë që dëshiron zonja?” thirri dyqanxhiu me vrazhdësi, me sa duket nga frika se mos ai prift i veshur keq sdo ta paguante.
Pastaj prifti këmbënguli:
“Le ta bëjmë kështu. Zonja do ta vendosë listën e saj të blerjeve në nje ane te peshores, dhe unë do t’i paguaj për mallrat qe do ajo aq sa peshon lista e saj .” “Në rregull!” thirri dyqanxhiu me një tallje, me sa duket i sigurt se po tallte priftin, duke e ditur se një copë letër, pavarësisht se çfarë shkruhej në të, nuk mund të peshojë më shumë se disa gramë. —Vendose listën tënde këtu! i urdhëroi ai gruas. Gruaja hezitoi për një moment dhe, duke ulur kokën, kontrolloi portofolin për një copë letër, shkroi diçka mbi të dhe pastaj e vendosi copën e letrës në peshore. Sytë e pronarit dhe të të pranishmëve u zgjeruan nga habia kur panë tabakane e peshores, nga ana ku ishte vendosur bileta, të ulet papritur dhe të mbetet e ulur. Pronari i dyqanit, duke ngulur sytë në peshore, tha: “Kjo është e pabesueshme!” Prifti i ri buzëqeshi dhe pronari filloi të vendoste qese me ushqim rastësisht në anën tjetër të peshores, sikur ta dinte tashmë se çfarë i duhej gruas. Edhe pse vazhdova të shtoja shumë ushqime, tabakaja e peshores nuk lëvizi derisa u mbush. Vetëm kur kjo e fundit u mbush me gjithçka që dëshironte zonja, dy pjatat u rikthyen në ekuilibër të përsosur. Gruaja i futi të gjitha në çantën e saj, e falënderoi priftin dhe doli nga dyqani. Vetëm atëherë shitësi e mori copën e letrës dhe, kur e lexoi, u hutua edhe më shumë. Nuk ishte një listë pazari! Ishte një lutje, e cila thoshte: “Zoti im, TI E DI GJENDJEN TIME DHE TI E DI ÇFARË MË NEVOJITET.” UNË E VENDOSA GJITHÇKA NË DUART E TUA! Prifti i ri buzëqeshi dhe, duke i dhënë një kartëmonedhë 50 lire, i tha zotërisë së tij: “Tani e dimë sa peshon një lutje.”
Karol Wojtyla (nga një episod i vërtetë i jetës së tij)
Nga faqja e Dr. Alket Koroshi
Burimi/Facebook


Leave a Reply