Në të gjitha vëndet europiane, sado shkëlqyeshëm të ketë qeverisur një kryeministër, pas 12 viteve pushtet është e pamundur që qytetarët të votojnë duke i besuar shumëfish mandate përmes votës së lirë!
Është absurde të mendosh se kjo qeveri, edhe pas 12 vitësh pushtet, arriti që nga “vullneti i lirë” i votuesve të ketë numër më të madh mandatësh se në mandatin e saj të parë qeverisës!
Rotacioni politik është demokraci…..gjithçka tjetër përpos kësaj, në botën e qytetëruar është diktaturë e mentalitetit të largët komunist!
Shqipëria kaloi një proces zgjedhjesh totalisht të kontrolluar nga pushteti Ramist. Votat u blenë pa kriter, bandat kriminale u riaktivizuan aty ku e kishte të nevojshme kryeministri dhe kupola e tij drejtuese në mënyrë që të rimbanin pushtetin korruptiv edhe për 4 vite të ardhshme, duke e kthyer vëndin në një perandori marrëveshje Rama+mafia+droga!
SPAKU “medemek” u vu’ në shërbim të mbarëvajtjes së zgjedhjeve por në fakt “mbylli sytë” përballë shumë parregullsive të cilat u evidentuan edhe nga vëzhgues të misionit të OSCE-ODIHR në Shqipëri!
Departamenti Amerikan i Shtetit akoma nuk është shprehur dhe si një vënd demokratik që votën e lirë e ka prioritet, kam besim se do jetë i lirë dhe i drejtë në “gjykimin” e procesit të 11 majit!
Pushteti i Ramës nuk është i pamposhtur, kërkon thjesht të bëhemi bashkë në një luftë kundër së keqes së madhe, perandorisë së Ramës dhe hajdutëve të tij në qeveri, bashki e në të gjitha institucionet e shtetit të cilat korrupsionin dhe vjedhjen e kanë kthyer në misionin e pasurimit vetjak dhe mbajtjes së pushtetit jashtë çdo llogjike njerëzore!
Ditët në vijim do jenë ditë, javë apo muaj ku qelive të burgut do i bashkohen rilindas të tjerë të pushtetshëm! Pritet që tek 313-ta të bëhen bashkë eksponentë kyç të kupolës së besueshme të Ramës!
Një mandat të plotë qeverisës të Ramës e shoh të pamundur pasi “dëliri” i një kryeministri si Rama ka kaluar përtej çdo normaliteti ngritje, dhe pas ngritjes vjen rrëzimi i cili është i pashmangshëm….
Në këto kushte i takon Partisë Demokratike të jetë shpresë e vetme qeverisje për të sjellë në Shqipëri një pushtet demokratik dhe të pa kapur nga mafia dhe krimi. Vota e lirë është mision prioritar i kësaj force politike dhe faktimi i shkatërrimit të procesit zgjedhor, intimidimit, presioneve dhe blerjes së votës që çuan në deformim të vullnetit të zgjedhësve shqiptar brënda vëndit dhe në diasporë!
Vëndi duhet të dalë nga kriza politike dhe ekonomike, përmes një qeverie teknike që të çojë vëndin në një proces zgjedhor të lirë e demokratik, jashtë kontrollit të Ramës dhe hajdutëve të tij!
Me Edi Ramën kryeministër, s’do ketë kurrë zgjedhje të lira pasi shteti drejtohet nga mafia dhe paratë e krimit e drogës, ndërsa Rama është thjesht një “pupac” drejtues në duart e tyre!
Burimi/Facebook


Leave a Reply