Të kesh një veturë përsonale jo vetëm që nuk është luks, por përkundrazi në varësi të punës dhe angazhimit është një nevoj e domosdoshme.
Ta kesh atë me “0” kilometra, apo marka të shtenjta, ky po që është njëfarë lloj luksi.
Makina ime, si edhe e shumicës së shqiptarëve është makinë e përdorur.
Për pasoj herë pas here bëjnë ndonjë difekt dhe kërkojnë shërbime.
Këtu fillon ajo që desha të tregoj që në titull të këtij shënimi.
Me qindra servise makinash gjënden në çdo skutë të Tiranës.
Si dikur furrat e bukës dhe minimarketet që lulëzuan në çdo pallat.
Të gjithë i bëjnë të gjitha, kanë edhe kompjutera, s’ka gjë që programet e tyre janë në gjuhë të huaja, kryesisht nga vendi ku janë vjedhur dhe “mjeshtrat” tanë se dinë mirë as shqipen.
Por ka edhe nga ata kompetentët që të thonë akoma pa ja treguar se çfarë ka makina jote, që kjo s’është punë për mua, çoje te elektroauti. Kur e çon te elektroauti, ai të thotë që është punë motorristi.
S’ka gjë që ti i thua që nga motorristi po vi.
Kompetenti flet me kompetencë dhe ti s’ke pse e vë në dyshim.
Pasi sillesh si top ping pongu nga motorristi te pompisti, nga pompisti te xheneriku, nga elektroauti te llamarinisti kthehesh prap tek i pari.
I cili në rastin më të mirë të thotë hajde nesër, ose pasnesër dhe në rastin më të keq shko te një miku im se unë jam “full”.
Pasi të rregullon diçka, në punë e sipër të prish diçka tjetër, që nuk është e fushës së tij.
Pastaj i duhet të thërrasë ndihmë nga kompetenti i fushës, i cili është po “full” i zënë.
Dhe kështu vazhdon, e vazhdon saga e riparimit të një difekti mikroskopik që merr përmasat e servisit kapital të makinës.
Unë kam një javë që po shkoj sa te njëri, sa te tjetri pa gjetur derman për makinën time të përdorur.
Në fillim të sagës makina ime ecte vet, tani e çoj me karrotrec nga njëri servis tek tjetri…😅💦😅
Ps. Nuk pranoj këshilla të tipit: blej një të re.
Burimi/Facebook


Leave a Reply