-Ne Deçiq te Hotit. 1911-
~
Flamuri ynë është nderi i atdheut,
Mbulue me lavdi prej shpatës së Skanderbeut,
U mbajt nëpër shekuj në luftra për liri,
Lumej gjaku u derdhe për Shqipëri.
.
Ndër beteja flamuri më lart u valvit,
Kje mbajt nëpër gjokse për më se 450 vjet,
Derisa legjendari Ded Gjo’ Luli,në 1911,
e ngriti edhe më larte në Deçiq të Hotit,
Si asohere mbi kështjellën e Krujës
Që aqe trimërisht u naltua prej Gjegj Kastrotit.
.
Mbi katër shekuj prini flamur ynë në luftna per liri
në pritje të ditës së bardhë-pamvarësisë,
Gjersa në Vlorë prinsat e mbarë Atdheut,
Dhe u ringrit përsëri prej Isamil Qemal Beut
.
Famuri ynë i dashur valvitet i lirë përherë
Simboli i jonë që pa kursim gjakun ka derdh.
.
Gjeto Turmalaj nga vllimi poetik “Sa Larg”

Burimi/Facebook


Leave a Reply