U nisa për udhëtim
nëpër qiell me re
të vij me nxitim
për një grusht me dhe.
Në qiellin e lartë
akoma errësirë
një dritë diku larg
dukej më e mirë .
Mu duk se më thirri
me zanin e saj
hej Shota ime
për mua mos qaj.
Kokën e ktheva
nga frengjia avionit
sa engjëj në qiell
rreth teje fluturonin.
U nisa e dashur
të prek dhe një herë
shpirti yt i butë
lulkuqe pranverë.
Në udhën tënde
atje ku je nis
të presin shumë shpirtra
terrin banju dritë.
Ah ky fillim prilli
sa e hodhi synë
të gënjeu n’ditëlindje
yjet pranë të rrinë .
Ndriço shpirt i dashur
ashtu si gjithmonë
për kombin shqiptar
e bukura ikonë.
4 prill 2025
– në fluturimin për një grusht dhe të mikes dhe gjithësisë time Margaritë Xhepa




Burimi/Facebook


Leave a Reply