Ishte Bari i mirë, i palodhshëm, predikatar i pashoq i Fjalës së Zotit dhe mbrojtës i vlerave kombëtare tё popullit shqiptar.
Imzot Gjergj Volaj ishte ndër më të rinjt Ipeshkëvij që numrohen në histori, vetëm 31 vjec kur shugurohet nga duart e imzot Lazer Mjedes, për të mbareshtruar katedren e Sapës.
Gojëtaria e Ipeshkëvit ekzemplar do të binte më në sy, në funeralin e Imzot Gaspër Thaqit ne Katedralen e Shkodres, jehona e së cilës u bë arsye më e fortë për tu arrestuar.
Imzoti i ri do të mbahet gjithmonë mend edhe për gjyqin popullor që ju be tek Kinema Rozafat, tamamë si skena të ponc Pilatit.
Nana Tone së bashku me të birin Atë Viktorin luteshin herët në kishë, por ogurzezat krisma që vijnë nga Rrëmajt si heshta shporojnë zemrat e tyre, dhe ashtu sic vetë Imzoti një ditë parapushkatimit i kishte thanë të ëmes: “Nënë, mos vajto atë që tani sheh tek unë. Qaj ditët më të vështira që do të vijnë” . Ishte viti 1948.
Burimi/Facebook


Leave a Reply