Ju miqtë e mi si mendoni??
Tregonte gjyshja kur unë isha i vogël (rreth 10 vjeç).
Shumë vite më parë (vitet 1,800-1,900) pleqtë (stërgjyshërit dhe më tutje), për shkak të kushteve shumë të vështira, në familje quheshim të pa dobishëm dhe fëmijët e tyre i merrnin dhe i çonin shumë larg në mal, i linin atje që ti hanin ujqërit apo të vdisnin nga i ftohti.
Vërtet??? I thosha unë.
Po po bir vërtet.
Një herë- vazhdoi të tregonte gjyshja, ishte dimér.
I biri e mori babain e tij plak dhe ta çonte shumë larg në mal dhe ta linte atje.
Kur arritën atje babai iu drejtua të birit:
Më ço pak më larg se këtu unë kam sjellë babain tim.
Pse iu drejtua i biri, këtu e ke sjelle edhe ti babain tënd??
Po bir këtu e kam sjellë dhe e kam lënë rrëzë atij lisit aty.
Kur dëgjoi fjalët e babait, djali murmuriti me vete: Edhe mua këtu do më sjelli djali im.
Djali ju drejtua babait: Edhe djali im këtu do më sjelli mua kur të plakem??
Po bir këtu do të sjellë edhe djali tënd kur ti të plakesh.
Djali u mendua mirë e mirë dhe pastaj e morri babain e hipi në kalë dhe e çoi përsëri në shtëpi.
Gjyshja tregonte dhe unë i thosha:
O sa mirë që nuk e ka lënë atje por e ka sjellë prap në shtëpi gjyshin.
E mbaj mend këtë sikur gjyshja ma ka treguar dje.
Prandaj
Duajini prindërit.
Duajini fort nënën dhe babanë.
Dhurojini kujdes dhe dashuri.
Tung
Burimi/Facebook


Leave a Reply