
Para se të vdiste më tha një natë:
“Digjet lisi i njomë, pranë lisit të thatë”
Gjyshi më pat thënë, as vetë sa herë nuk di:
“Vetëm punë e mirë, njeriun e bën njeri”
Gjyshi im i dashur, çdo herë më ka porositur:
“Mos nxito të flasësh, gjërat pa i ditur”
Gjithnjë i bërtiste babait, në odën e vjetër:
“Puna e sotme, s’lihet për herë tjetër”
Disa herë gjyshi më tha ta mbaj në konsideratë:
“Gjuha është helm, gjuha është mjaltë”
Me gishtin në kokë tretesha në mendim,
Nuk i kuptoja dot, fjalët e gjyshit tim.
Përpara pasqyrës nxirrja gjuhën jashtë,
Nuk kishte fare helm nuk dukej as mjaltë,
shpeshherë me gjuhë buzët i lëpija,
as ëmbël, as idhtë fare nuk ndieja.
Me vite të tëra, u mundova më kot,
fshehtësinë e kësaj nuk e gjeja dot.
Tani kur gjyshin pranë nuk e kam,
Të tijat fjalë, shumë vlerë për mua kanë…
Burimi/Facebook/Al-Press


Leave a Reply