Dashuria atërore përgjigjet me mëshirë që Hyji ka ndaj mëkatarëve.
(Ungjilli i sotshëm Lk 15,1-3.11-32 që na flet mbi djalin planprishës).
Në këtë shembëlltyrë Jezusi flet mbi djalin që e mori pasurinë e vet nga babai dhe shkoi e shpenzoi nëpër rrugë të këqija, e që shpenzoi krejt çka pati dhe e sprovoi skamjen.
Atij ndërkohë i ra ndër mend babai dhe pasuria që kishte më parë, u pendua dhe u kthye duke dashur t’ i thotë që ra në mëkat kunder qiellit dhe kunder tij dhe të kërkonte të jetë vetëm një shërbëtorë sepse nuk meriton më shumë.
Por, babai e pranoi me plot dashuri e mëshirë, nuk e lejoj të flas asgjë, ishte e mjaftueshme që ai u kthye.
E djali tjetër u zemërua për këtë gjest që bëri babai sepse mendonte që nuk e meritonte, dhe i jepte të drejtë vetës të thotë që është i përpikt në gjithçka por nuk kishte ndonjë shpërblim të veçant nga babai.
Shembulli tregon dhe bashkon dy pjesë.
E para e pranon djalin e larguar duke bërë festë e duke ia veshur petkat e reja që do të thotë ia kthen dinjitetin e humbur dhe e dyta e motivon djalin tjetër që kishte smirë për vëllanë që kishte shpenzuar gjithçka duke u dhën pas vesesh që t’ i bashkohet këtij gëzimi e kësaj feste.
Pastaj shembulli në fjalë tregon se si Hyji nuk kufizohet duke treguar mëshirë dhe falje djalit të penduar por na mëson të hapim sytë e zemrës atyre që mendojnë që janë të drejtëë, dhe mendojnë nuk gabojnë dhe janë të drejtë.
I tillë është Ati ynë, i cili na do dhe na fal.
Në këtë kohë të kreshëmëve duhet të mendojmë gjithnjë e më shumë për kthimin tonë dhe vendosmërinë në pretendimet tona, synimet tona që të jemi sa më të pastër në zemër, të lutemi dhe të pendohemi, të jetojmë në sinqeritet dhe në jetë me vlera shpirtërore.
Miq të dashur, të gjithëve ju urojë një ditë të mirë dhe të diele të bekuar!
Le t’ju përcjell Zoti me hire dhe bekime të veta kudo që jeni e kahdo që shkoni.
Misionari juaj
Don Marjani
Burimi/Facebook/Misioni Katolik Shqiptar Nëna Terezë – Aarau


Leave a Reply