Rrugët janë mbushur plot me hije,
me të rinj që ecin pa shpresë nën yje.
Sytë e tyre, qelq i thyer,
shpresa zbehet, ëndrra vyshket si fletë e vyer.
Një dorë shtrirë – lyp një copë dritë,
por bota hesht, nuk do ta ndijë.
Era e ftohtë peshën ia rëndon,
jeta s’ka më këngë, veç dhembje këndon.
Dikur si zogj me krahë fluturonin,
tani si gjethe nga era sorrollaten e shuhen.
As qielli s’qan, as toka s’vajton,
veç shpirtrat e lodhur në heshtje rënkojnë.
E ardhmja – mjegull në horizont,
një ëndërr e fikur, një shpresë në beton.
Rrugët janë varre për ëndrra të njoma,
bota ka shurdhuar, s’do t’i njohë më emrat.
G.D.
Burimi/Facebook/Struga Post


Leave a Reply