Rrena…
Mos thuej rrena kurr, o f´mi,
por gjithmonë t´i keshë mëni.
Nji ndeshkim asht fort ma mirë,
Se rrencak ndokush me t´thirrë.
Mos t´shkojë mendja se me rrena
Fajin tand e msheh përmbrenda;
S´vonon dita, gja s´e ndal,
E´ n’ fushë rrena ka me dalë.
Por, veç marrja ka me t´mbetë
E kund besë nuk ke për t´gjetë.
Edhe t´drejtën n´kjoftë se e thue,
Për rrencak kanë me t´kujtue.
Burimi/Facebook/Pjeter Logoreci


Leave a Reply