Një martesë që zgjat pesëdhjetë vjet është një arritje e jashtëzakonshme. Por nëse bëhet fjalë për një martesë në Hollivud, atëherë është pothuajse përjetësi.
Pol Njuman dhe Xhoan Uduord ishin çifti i artë i Hollivudit, dhe ky nofkë u shkonte për mrekulli. Ata rrezatonin lumturi dhe historia e tyre e dashurisë ishte e jashtëzakonshme në çdo aspekt.
Kur e pyetën Polin për përkushtimin e tij ndaj një gruaje dhe për sekretin e martesës së tyre, ai u përgjigj:
“Nuk më pëlqen të flas për martesën time, por do t’ju them diçka që mund të duket e çuditshme, por është e vërtetë: Kam një biftek në shtëpi, përse do të shkoja pas një hamburgeri? Njerëzit qëndrojnë në martesë sepse duan, jo sepse dera është e kyçur.”
Ndërsa Xhoana zbuloi recetën e martesës së tyre të lumtur:
“Seksualiteti dhe bukuria zbehen me kalimin e kohës, por fakti që burri yt të bën të qeshësh çdo ditë, ja, kjo është diçka e veçantë.”
Pol Njuman u nda nga jeta në shtëpinë e tij, në krevatin e tij, dhe Xhoana ishte pranë tij deri në frymën e fundit.
Miku i tyre më i mirë tregoi se fjalët e fundit që Poli i tha Xhoanës ishin:
“Ka qenë një privilegj që isha këtu.”
Burimi/Facebook


Leave a Reply