Andora nuk eshte absolutisht kundershtari i duhur me te cilen Shqiperia duhet te mase treguesit e saj ne te gjitha drejtimet…mjafton qofte edhe ky fakt …qe ne renditjen e fundit te FIFA …Shqiperia eshte ne vendin e 65 ndersa Andora ne vendin e 171…
Ndaj …Shqiperi -Andore eshte nje ndeshje qe detyrimisht duhet fituar…madje me mbi 2- 3 gola…larg qofte edhe barazimi duhet konsideruar katastrofe e deshtim e pse jo doreheqje e Sylvinjos .
Vete bilanci i trajnerit brazilian ne krye te Shqiperise …9 fitore, 9 humbje e 5 barazime nuk ka fare nevoje per komente te teperta …na coi ne europian do te thote dikush…por na zbriti turpshem ne Uefa Nations League nga Liga B ne ligen C do ti pergjigjesha une…ku ne 3 ndeshje ne Tirane mori vetem nje barazim dhe vetem kaq.
Ndeshjet e verteta per Shqiperine jane ato perballe Serbise ne qershor ne Tirane e ne Tetor ne Novi Sad…nderkohe qe takime delikate duhen vleresuar ato ndaj Letonise nje ekip ky ne rritje e i cili ka qene edhe nje lloj Mace e Zeze per ne nder vite…me te cilin ne 5 ndeshjet e luajtura kemi 5 barazime e nuk kemi arritur ta mundim dot asnjehere madje as ne fushen tone … qe nga 1992 e deri me sot .
Por te mos harrojme se po kjo Andora ( per mua ekipi qe ben futbollin me te piset ne Europe sepse nuk te le te luash e te prish ndeshjen )…edhe na ka mundur disa vite me pare ne fushe te vet 2- 0 por edhe na ka barazuar ne fushen tone 2- 2….ndaj kujdes…
Personalisht te isha ne vendin e Sylvinjos dhe marre per baze ndeshjen ne fjale, kundershtarin qe ka perballe si dhe lojtaret e grumbulluar e gjendjen e tyre ne kompleks sot do guxoja e do hidhja ne fushe …Kastratin, Balliun, Gjimshitin – Ajetin… Mihajn …Asllanin- M.Berishen – Pajazitin dhe ne vijen sulmuese A.Hoxhen – Mucin – Brojen.
Nderkohe qe ne kombetare duhen thirrur qe ne grumbullimin tjeter te radhes Mehmeti, Muja ,Tuci , Mucolli, Selahi etj…ndersa talentit Etnik Bruti i duhet dhene dora qe tani…
Me stolin ne varesi te ndeshjes e te kundershtarit qe ke perballe duhet te mesohen edhe Strakosha, Ismajli, Kumbulla, Ramadani, Laci, Bajrami, Manaj, Uzuni, Daku, Asani nderkohe qe personalisht per Mitajn sikurse edhe per Gjimshitin mendoj se jane te pa zevendesueshem dhe cdo mungese e tyre e cfaredoshme eshte nje grope e madhe per Shqiperine te cilen zorr se e mbush dot dikush tjeter.
Aliji eshte ok …por vetem si zevendesues e jo si titullar…nderkohe qe se kuptoj se perse Sylvinjo ka kohe qe e grumbullon Abrashin me shume pervoje e eksperience…lojtar ekipi me ego, grinte e shpirt gare…dhe e kalb ne stol..
Nderkohe qe mendoj se Hysaj, Seferi ,Bare, Veseli e ndonje tjeter per mua personalisht e kane mbyllur ciklin e tyre me kete Kombetare.
Per lojtaret e thirrur ne kombetare nga Superliga shqiptare nuk kam asnje lloj komenti pasi niveli i kampionatit shqiptar eshte nder me te ultit ne Europe ( mban vendin e 48 nga 55 vende antare te UEFA)…ndaj dhe serisht…no comment e as qe ja vlen te flasesh te pakten tani per tani…
Me Brojen me te mirin aktualisht qe kemi ne dispozicion, duhet bere kujdes i vecante …ne perdorimin por edhe ne menaxhimin e tij …kjo marre per baze demtimet fatkeqe te tijat keto 2 – 3 vitet e fundit por edhe historite tona te pa kendeshme me te ne te cilat edhe vete ai …nuk eshte pa faj…
Sinqerisht me vjen keq per tifozet kuq e zi te cilet e kane mbeshtetur kombetaren e tyre … me sakrifica te shumta e si pak kush tjeter brenda e jashte Shqiperie…ju lutem mjaft me i zhgenjyet ata…ju siguroj se ata jane pjesa me e bukur e Kombetares se Shqiperise ndaj jepjuni atyre respektin e kenaqesine qe meritojne.
A. R.D
Burimi/Facebook


Leave a Reply