Kujtime te nji kohe te kalueme fukaralleku
. – nekroze –
Kur kujtojme jeten qe kena kalu mes ngjarjeve te ndryshme, shpesh edhe qesharake, ata bahen edhe ma interesante !
Nji fenomen i perhapun ne Shkoder e ne gjithe vendin, ka kene nji loteri e organizueme prej shtetit. Kjo thirrej prej qytetareve, loterija e sendeve (artikujve te ndryshem), sepse fituesit nuk merrnin lek, por objekte.
Shiteshin biletat dhe kur vinte dita e caktueme, afishoheshin numrat fitues (edhe ne gazetat e dites.)
Fituesit merrnin sendet me vlere te ekspozueme ne nji dyqan te veçante si: radjo, biçiklete, kostume e veshje te ndryshme, ore ( dore, tavoline, muri), orendi shpijave, ene kuzhine, vazo per lule etj.etj.deri edhe motorçiklete…
Kjo loteri u nderpre ne kohen e revolucionit kulturor kinez, ne vitet 1968 – 1970
Nji lloj loterije tjeter e veçante shume e praktikume e asaj kohe, ishte ajo qe organizonin vete punojesit e nji ndermarrje, fabrike, shkolle, zyre e deri bile banoret e nji mahalle (loteri familjare)!
Kur marresh rroga, nji grup kolegesh , me deshire, bashkonin nga nji shume lekesh dhe simbas shortit, caktohej rralla e marrjes se tyne. ( Simbas nevojes shpesh rrallen ja lenin edhe njeni – tjetrit per solidaritet)!
Ne ate kohe mund te blejshe nji lavatriçe, frigorifer ose nji televizor me nji kanal, qe merresh vetem me autorizim e ishte ma i kerkuemi.Frigoriferi preferohesh ma pak ,sepse mungonte baza materjale si djathi, mishi, burrofresku, 10 kokrra veze etj.qe nerreshin me tallon!?..
(Ishte koha kur nuk kishte çka me henger as mini mbas darke) 😀
Ne nji familje shkojne kolektivi i punes (shoke e shoqe ), me uru per blemjen e frigoriferit . Djali i vogel ishte ne bakal..dhe e zoja e shpise, e gjendun ngusht, mos me u korite, e fut bakalin e mbushun plot ne frigoriferin bosh! 😁
Ngjarje te vogla qe tregojne shume!….qe te rijte sot duhet t’i dine !
Burimi/Facebook


Leave a Reply