Kosova është e mbushur me varre dëshmorësh që dëshmojnë sakrificën dhe heroizmin, me masakra që janë dëshmi e gjenocidit serb, dhe me kullat që mbeten simbol i qëndresës dhe heroizmit të popullit tonë në luftën për liri dhe pavarësi.
Sot, bashkë me mixhën e dashur, Rifat, nderuam dëshmorët e Betejës së Gllogjanit, në shënim të 27-vjetorit të kësaj ngjarjeje historike, ku më 24 mars 1998 ranë për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.
Kujtojmë e nderojmë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj, vëllezërit Luan e Shkelzen Haradinaj dhe të gjithë dëshmorët e Dukagjinit që dhanë jetën për lirinë që sot po e gëzojmë.
Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë!




Burimi/Facebook


Leave a Reply