
Ministria e Jashtme e Gjermanisë paralajmëron shtetasit gjermanë që të kenë kujdes me rastin e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse vetë fakti që dikush ka një vizë apo leje për hyrje në këtë vend nuk garanton automatikisht edhe hyrjen në Amerikë.
Ditët e fundit, sipas Ministrisë jë Jashtme kanë ndodhur edhe disa raste që personat me shtetësi gjermane të mos lejohen të hyrjnë në Amerikë, pavarësisht vizës apo lejes.
Deri tani ka pasur vetëm tri raste, por megjithatë shtetasit gjermanë paralajmërohen që të kujdesen që i gjithë dokumentacioni të jetë në rregull. Këta tre persona janë ndaluar në kufi dhe janë kthyer prapë në Gjermani.
Ministria nuk ka publikuar identitetin e tyre dhe shkaqet e moslejimit të hyrjes në Amerikë.
Por Ministria e Jashtme bën të ditur se këto raste dhe në përgjithësi rregullat po trajtohen seriozisht. Shpresohet të arrihet një marrëveshje përfundimtare në mënyrë që edhe udhëtarët ta kanë të qartë nëse lejohen të futen në këtë vend apo jo.
Një paralajmërim i ngjashëm ka ardhur edhe për shtetasit e Shqipërisë. Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë të ditur se kontrollet vazhdojnë edhe pas dhënies së vizës… Më shumë, lexoni në tekstin më poshtë, të publikuar në këtë kanal.
Burimi/Facebook


Leave a Reply