Në një fshat ishte bërë zakon që gratë të cilat tradhëtonin burrat shkonin te prifti për tu rrëfyer dhe i thonin: “sot u pengova pak”.
Ndodh që një ditë ndërrohet prifti dhe ky i riu nuk po e kuptonte këtë shprehje. Sot u pengova pak njëra, sot u pengova pak tjetra. Priftit të ri i humbi durimi dhe me vrap takon kryetarin e komunës.
“Kryetar, mbylli ato gropa nëpër rrugë se po thyejnë qafën gjithë gratë e fshatit. Vijnë e më ankohen se janë penguar pak”, i tha prifti i shqetësuar.
Kryetari, e dinte këtë gjë dhe ia nisi të qeshë me të madhe. Prifti i habitur i thotë: “Qesh qesh… ishte pengu pak dhe gruja jote sot!”
Burimi/Facebook/Mesimi


Leave a Reply