Nuk u lejua të shkojë t’ia prekë ballin, ta përqafojë, t’i thotë lamtumirë, mirupafshim apo çkado tjetër që do të bënte dhe thoshte.
Tani lejohet të shkojë dhe të përshëndetet me varrin e prindit. Në fakt, kjo është shumë cinike! Tani po bëjka, e në ditën e varrimit jo!
Nuk i di të gjitha rregullat e kësaj Gjykate, por si njeri që konsideron se ndarja dhe lamtumira ndaj atyre që ndërrojnë jetë është një prej gjërave më të shenjta, mendoj se Gjykata Speciale ka gabuar rëndë. Ndërsa tani me këtë leje po përpiqet të tregojë humanizëm apo çka?! Tani i ka lejuar madje edhe të shkojë në shtëpi dhe “të çmallet me anëtarët e familjes”
Sidoqoftë, Hashim Thaçi u lejua sot të shkojë nga Haga dhe të vizitojë në Burojë varrin e prindit të tij Haxhi Thaçi.
Në kurorën e tij të luleve shkruan: “Te varri yt erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falënderoj të gjithë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”!


Burimi/Facebook


Leave a Reply