Njerka mori djalin që gjeti te burri dhe shkoj në pyll për të bërë dru.
Kur vajtën atje kjo e porositi vogëlushin,dëgjo këtu:
-Sa të bëj unë dru ti rri këtu mos u mërzit,kur të mbaroj vij e të marr.
Deri sa të dëgjosh sopatën që bën pam,pam, unë jam këtu.
Mirë tha i vogli.
Kjo shtriga lidhi një kungull pas një trungu në pyll sa herë frynte era ai përplasej me trungun dhe tingëllonte sikur binte sopata.
Ndërsa ajo u ngarkua me dru e shkoj në shtëpi i vogëli pret ta marri katilja edhe sot.
Mirpo në jetë paska shumë ngjashmëri me legjendat.
Kemi 30 e ca vjet një kor i madh me “kunguj” që përplasen pas trungut, e ne drejtësinë me sy nuk po e shohim.
Mua nuk më duket një rastësi,po një punë në sistem medja, politika, dhe drejtësia,janë të mirë organizuar me një qëllim të vetëm të vënë ndjeshmërinë popullore në gjumë.
Do arrestohet sot nesër ,do arrestohet në parlament ,prapa parlamenitit, kur të vejë në banjo dhe broçkulla si këto për njërin ose tjetrin. që nuk po i ha më as qeni.
Po vjen dosja e kopsitur nga Amerika ,nga Anglia e të tjera pordhë me rigon.
Edhe SPAKU që qe si sinjal shprese tani doli ashiqare që është i kapur për fyti.
Mirë se vet nuk e hapi dosjen e 21 janarit por edhe kur e dërgoi Strasburgu nuk arrin ta hapi,po tymoset me atë.
Po mar një shëmbull, kush është më i rrëzikshëm Sali Berisha apo Erjon Veliaj?
Sa vjet kanë dosjet e Berishës që flenë ?
Kanë zënë myk,nuk po them mos ndiqet penalisht Erjoni edhe fëmija im të jetë po ka lyerë duart me gjak dhe harram të vejë atje ku e meriton ,në birucë.
Po mirë po i kthehem përsëri dosjevet që vinë nga shërbimet e huaja.
D.M.Th.po të mos jenë të huajt ne nuk sajojmë dot dosje dhe akuza.
Po ne 97 ,Gërdecin ,21 Janarin e shumë dosje që flenë aty, ne i kemi hequr më kurriz pa na thënë të huajt.
Shikoni ç’po ndodh në Sërbi i gjithë populli bashkë pa dallm ngjyrash politike për 17 viktima të pa fajshme.
E njëjta gjë po ndodh në Greqi për viktimat në hekurudhë.
Në dy këto shtete nuk bëhen 100 viktima, kurse veç 97 llogariten 3000 viktima.
Politika jo pa qëllim hap hendekë të thellë ,që simpatizantët e dy krahëve të ziren kafeneve rroftë Sala rroftë Rama.
Mua më rezulton përsëri një lidhje me fije të padukshme midis tyre.
Ose ndryshe po pyes kur njëra forcë politike e dogji e shkatërroi shtetin deri në atë farë feje siç u bë më në 97 ,forca tjetër çfar bëri?
As gjë.
Athere ne qënkemi në mëshirë të fatit.
Me preteksin se qveria nuk ndërhyn dot në njërën nga tri shtyllat siç është gjyqësori.
Athere kush është ajo forcë imagjinare që të vendosë drejtësinë?
Komedia e radhës thënka drejtësia, se kur qënke kryetar partie dhe para fushatës u dashka lënë i lirë.
Po Erjoni nuk ishte para zgjedhjeve dhe një figurë e rëndësishme e P.S?
Në cilin nen të proçedurës penale është shkruar?
Kjo llogjikë bije kryekëput ndesh me themelin e drejtësisë ,që thotë:
-Para ligjit jemi të gjithë të barabartë.
Kemi disa raste flagrante me deklarata anti kombëtare nga persona të ndryshëm SPAK meret me rrobat intime të grave.
Si nuk hartohet një ligj për tradhëti kombëtare se për ndryshe na mori lumi?
Athere vëndi jonë qënka për të hyrë në librin Gines
pa trdhëtarë!!!
Burimi/Facebook


Leave a Reply