-Meditim per. 8 .Marsin.-
~
Ajo dorë Nane që me mbajti mbi krye?
Kje Dora-leja e rrugeve të mërgimit,?
Po si iken kështu kaq mote?
Eh, sa i trisht, ai çast largimit
Por fytyrëborë e hirëplote dora e bekimit
.
Oh, fole i trazuar ai shpirti i mëshirimit:
-shko bir, paç Hyin në udhe jete me dritë
E një heshtje i përplasi buzët e drithrimit
në lutje nga loti rrjedhi prej sterhidhnimit.
.
Një varg prej dores sate ja edhe
në atë ngashrim, birit tand e the:
-mbaje si FJALEN në gjinj
e asnjëherë s’ka me u shua
Se poeti është pika e qumshtit të nanës
Që buron dashurinë e pambaruar.
.
Zemërmadhja e ditë-netve të gjata
Deshmitar janë yjet në sy
Ajo dorë që rri gjithnjë mbi kry
Bekimet që zbresin si Hosana nga Parajsa.
.
Jehonë nëpër mjegullen e yjeve shëndrit
e vjen si tingulli i simfonisë afshpërzhit.
.
Emrin që lindi boten, e t’këndohet ç’do rrjesht
Nëpër oret e pambarueme stinësh në rend
ka vetëm një citim pa fund e pa anë
Eshtë dora që përkund dashurinë e thirret Nane.
.
Gjeto Turmalaj
nga vellimi poetik “Ditenetet e Jetes”
Burimi/Facebook


Leave a Reply