Ku vete kështu më tha ime shoqe?
Po e vendosëm mbrëmë për sot, që do vemë për urim te krushku?
Po,po tha.
E pastaj ç’më pyet?
E kisha fjalën ndërrohu një çik se na shikojnë me qindra sy.
Po ja moj ,nuk e shikon?
Vesha kostum kollare se ç’shtë e vërteta më pëlqen kjo e uruar.
Madje e kam qejf ta lidh bukur jo si kapistër .
Po çorapet a i ndërrove more molomën?
Ahu ju gratë kini shumë tangërllëk,shumë naze.
E me që ra fjala kini fituarë nga ky tangërllëku i thashë si me nën tekst.
Pa hë më tha se “xhevahire” nxjerr ti për herë.
Tregojnë se vajti ai Xhebrahili (figurë mistike që merr shpirtrat) në një shtëpi ku jetonin dy të moshuar burrë e grua.
Atë ditë kishte në plan gruanë ta çonte në botën e përtejme.
Mirë tha zonja nuk kundërshtoj po prit sa të pispillosem një çik.
Filloj ajo hiq fustan vish fustan ,e të gjitha plaçkat me radhë pispillosej sikur do vinte në dasëm.
U mërzit duke pritur Xhebrahili,i tha plakut hajde ti se nuk kam kohë të pres atë.
Mirë tha i gjori mori shkopin në dorë dhe iku në atë botë.
Mbarove historitë zotria jote se për këto të flamosura je i thekur ti.
Dhe fjala kishte mbetur te çorapet ,ndërroji tha vish të reja!
Po dy orë kam moj që i ka me veshur.
Hajde ,hajde vish këto të rejat.
Epo urdhri gruas është ligj.
Nese u nisëm mbritën te krushku.
Nga ana tonë e kemi në normë që i heqim këpucët te dera,dhe më pëlqen kjo gjë se nuk dihet ku kemi shkelur në rrugë.
Kur ç’të shikoja ?
Gishti madh dhe i dyti kishin dalë zbardhnin dhëmbët,tamam si ata (liri demokraci).
Nga turpi gruaja harroj se i vesha çorapet e reja që më dha,e mu kthye të hëngërtë mortja na vure bojën.
A i ndërrove çorapet?
Horrove moj harraqe që ti vet mi dhe të rejat.
Po,po ke të drejtë tha si e zënë në faj,po zakonisht gratë janë më të ndjeshme për estetikën..
E po ç’është kjo punë kështu,dikur mbas dy tre muaj që përdornim çorapet fillonin e shpëtonte ndonjë sy.
E moj grua eee po dikur bëhëshin me lesh dele sot bëhen me lesh kotele.
Mirpo një histori të ngjashme e kisha dëgjuar, dhe pa dijeninë e gruas kisha çorape të tjera në xhep dhe nuk na u nxi faqja nga gishtrinjtë që kërkonin liri demokraci!
Burimi/Facebook


Leave a Reply