Shenime te nji kronikani……..
Shkodra asht bukuroshe prej natyres e fisnike prej qytetarise!..Asht qytet qe gezon, kendon, ban humor e qesh ne cdo kohe!.
Tuej shfletu ditarin tem, ndeshem ne disa shenime, shkru kohe ma pare, ku permenden njerez te thjeshte e te ditun, tempull arti e kulture.
Simon Rrota ishte nji piktor qe kishte kry studimet ne Itali. E kishim mesuesin ma te dashtun ne shkollen e mesme pedagogjike. Nuk ka nevoje per koment ma teper, mjafton te rreshtoj keto vargje, te cilat ja patem kushtu Atij: –
Sa te jete e gjithe bota,
edhe hyjt e rruzullimit,
do te rroje Simon Rrota ;
Profesori jone i vizatimit!..
Marije Kraja Paluca, sapo ishte kthy prej studimeve per kanto nga Austria.Priste te emnohesh ne pune prej Ministrise ku ishte minister Hil Mosi! I thane te punonte mesuese fizkulture?!..Une te jap gjimnastike ?- tha ajo jo pa deshprim!…(Ku do te shkonin andrrat e saj?)
Nji nate, aktori Zef Jubani po rrinte ne oden e tij ne terr, se dritat ishin fikun. Nderkohe me nji qiri ne dore, vjen e kerrusun, plaka e shpise “Dada” afro 90 vjece, e lodhun e plot rrudha! Kjo terheq vemendjen e aktorit, icili ne mendje ishte tuej mendu rolin e koprracit ne komedine e Molierit…
E gjeta, e gjeta..therret ai!
Keshtu lindi Harpagoni i interpretuem per Zef Jubanit, qe hini ne histori!
Kur teatri “Migjeni” vuni ne skene dramen “Trumbetjeri”, rolin e nji vajze te re 13 vjecare e lujti Tinka Kurti kur ishte ne moshe mbi 30 vjece, per t’ju pershtate ne moshe, te riut Ymer Bala (ky u ba ma vone aktor i degjuem e luejti shume role bashke me Tinken) ” Ai qe kujdeset per te rijte, ka ba punen e hyjnive” – ka thane Plutarku
Zija Çela, sot shkrimtar i ndigjuem dhe i talentuem, kur ishte student, dashuron dhe martohet me nji vajze te bukur prej Jugut. Kjo na ishte kaurreshe ndersa Zijaja musliman prej lagjes Rus i madh (magjarr,) prej Shkodre.
Nana e Zijase, gru shkodrane prej familje denbabaden e njoftun dhe e nderume, por jo pasanike, e pranon martesen, por jo pa humor thote: A nuk gjete nji vajze “uje pusi e vajza Rusi? “Na kena ne shpi nji kusi ku zijme per gjelle mish berri, teshti na u dashka te blejme edhe nji kusi tjeter per nusen me zi gjelle me mish derri!😊
Shkrimtari, shoku jem, Isa Alibali, kur ishte drejtor i teatrit “Migjeni” me pati tregu:- ”
Na vjen ne teater nji leter prej Fierit, shkru prej nji te moshumit.Ejani- shkrunte ai, te na kenaqni me estraden tuej. Do t’ju sistemojme ne hotel “Apollonia”, do te hani ne restorant “Apollonia”, do te jepni shfaqje ne sallen e kinemase “Apollonia”, do ju çojme me pa ndeshje ne stadiumin “Apollonia” ku luen skuadra jone e futbollit “Apollonia”!..Veçse kur te vini me rezervoni dy bileta per mue e plaken teme, se kur vjen estrada e Shkodres , duhet te jesh mundes i “Apollonise” me mujt me marre ne sportel bileten!
Nji kasolle ku qeshet e kendohet , vlen ma teper se nji pallat!. Kronikani ( Itali , mars 2025 )
Burimi/Facebook


Leave a Reply