Ishte marsi 1997,
Unë emigrova këtu në Itali ku ndodhem edhe sot në maj të 96.
Për një aksident rrugor që na ndodhi këtu në Itali në janar të 97 u ktheva pa dokumenta për t’u dhënë lamtumirën e fundit dy djemvet të rinj.
Situata politike ditë për ditë po shkonte drejt ekstremit mbasi populli humbi ç’do gjë që pati në firmat piramidale.
Mbasi u mbyllën porte dhe aeroporte u bllokova nuk mund të kthehesha dot.
Ra shteti bandat murën në dorë gjith vëndin.
Një mbas dite marsi po të atij viti unë me time shoqe edhe xhaxhai im menduamë ti japim kurajo njërës nga familjet që u prekën nga aksidenti në lagjen Fushë Mbret Elbasan.
Nuk e zgjatën shumë vizitën se në orën 5 mbas dite maksimumi duhesh të mbylleshin brënda në shtëpi nga frika e bandave.
Mbas orës 5 rrallë shikoje njeri në rrugë.
Kur erdhëm te postblloku i trenit afër stacionit morëm rrugën për të dalë ku është sot rrethrrotullimi afër luleve po në Elbasan.
Donim rreth 20 metro të delnin në rrugë kryesore ,ramë në pritë.
Nuk ishim ne objektivi pritës por viktima të saj..
Shpërtheu një luftë e bandave rivale fare pranë nesh.
Kush është pe Elbasani po them që ishim përballë pallatit të fisit Bella.
Unë me gruan gjetëm një puset pa kapak u futëm aty ,po nuk mjaftonte që në brez e lart ishim zbuluar ,bëmë të kundërtën e strucit,nuk kishim tjetër zgjidhje.
Plumbat bënin rikoshet në asfalt dhe flrshëllenin nga të katër anët.
Mbas 10 minutash zjarr të pa ndërprerë para nesh Doli nga makina një person i mbuluar me gjak duke tundur këmbën shtrirë për tokë.
Sikur t’a kishte filmuarë dikush atë skenë sot do thoshte e pa mundur të kesh shpëtuar i gjallë.
Fati na i kurseu plumbat e vdekjes kundra nesh, nuk ishte zotësia jonë.
Intensiteti zjarrit ra pak dhe ne dolëm nga gropa ,jo shumë të trembur se instikti vetëmbrojtjes na shtynte të delnin nga situata.
Sa dolën afër rrethrrotullimit që është sot, grupet ishin përforcuar me të gjitha armët deri te mitralozët e rëndë Golinov.
U futëm te pallati i parë kur shkon drejtim postës.
Shkallët e pallatit ishin mbushur plot rreth 100 persona burra gra pleq fëmijët qanin.
Banorët e pallatit na hapën dyertë ,se ne të gjallët kanditat për të vdekur atë mbasdite, kishim nevojë për një pikë ujë dhe të tjera gjëra?
Gati në të errur mes krismave dualëm se kishim lënë çupat vetëm në shtëpi.
Deri te ajo rrugica që të nxjerr te 1 Maji ikëm tafti bafti nën shoqërinë e fishkëllimavet të plumbave.
Kur mbërritëm në shtëpi në Lagjen Vullnetari gjetëm dy çupat tona duke qarë dhe ju dridhej buza .O tmerr!
Ato e kishin dëgjuarë luftën dhe kishin pyetur një komshiun tonë ai pa qëllim ju kishte thënë plasi lufta te stacioni trenit.
Kur na panë ne, na u hodhën në qafë duke qarë me ngashërim .Kurse ne të dy gati e kishim humbur vetëdijen nuk dinim as të qanim as të qeshnin ishim ç”orientuarë fare.
Ajo luftë u mbyll me 17 viktima dhe nuk e di sa të plagosur,prandaj i vura titullin si më lart.Kurse kanditatë potencialë për viktima ishim ne dhe kush e di sa të tjerë si ne.Po më rrezik ishim ne se qëlluan në epiqendër të betejës.
Kështu që kur them 97 mos ardhtë kurrë nuk e them nga pozicioni as komunist as ballist po si një njeri që linda në këtë jet dhe dua të rroj deri sa të kem fundin biologjik por jo të ngordh si qen rrugësh.
Unë kaq po them të tjerat mendojini vet.
Këtu në Itali kanë një fjalë të urtë që unë e kam përshtatur kështu:
Njëri vjedh ,
Tjetri hap thesin.
Të dy hajdutë mbesin.
Që dua të them e dogji ,e shkatërroi e vrau popullin dhe nuk po i hyn gjemb në këmbë.
Kurse e majta nuk e di nuk deshi ,nuk mundi, janë bashkë puntorë nuk i’a fal që shkaktarët nuk i çuanë para ligjit.
Pleqtë tanë thoshin me qeverinë,me zjarrin me lumin mos u merr.
Që dua të them të majtët kur morën pushtetin çfar bënë???
Burimi/Facebook


Leave a Reply