Shpesh herë ndodh të ndjejmë se jetën tonë e ka kapluar një errësirë që duket sikur na mpinë nga mundësia e të ndjerit ndonjë gjë tjetër pos saj…shpesh herë ndodh që heshtja të na e lidhë gjuhën e të mos jemi në gjendje të flasim mendjen tonë…shpesh herë ndodh që diçka na e ngulfat mendjen e zemrës i vendosim lak…shpesh herë ndodh të na cenohet liria dhe kafshët e egra të na prejnë krahët…dhe ndodh ndonjëherë që thjeshtë humbim identitetin tonë!
Sa gjë e keqe! A thua pse ndodh vallë? Kush është për t’u fajësuar? A është presioni që shoqëria ushtron mbi ne? Apo ajo ideja e perfeksionit që me aq kujdes e kemi ndërtuar që nga fëmijëria? A është fajtore dora që lidh lakun…a qafa që vendos kokën në lak?!
Më shpesh na ndodh të braktisim vetën për kushedi çfarë arsyesh, kushedi çfarë arsyetimesh. Edhe më shpesh ndodh të dorëzohemi kur rrugëtimi jonë ka hasur në një tunel që duket se do të na plakë pa na lënë të shohim prapë dritën aq të lakmuar të diellit. E e di çka ndodh më shpesh? Më shpesh ndodh që ne vetë e errësojmë rrugën tonë në këtë tunel, ne vetë e zhysim kokën në hi, e fajësojmë tunelin pse dritë s’ shohim…por edhe më keq është kur ne s’ e shohim dritën e diellit se për ne është mundim i madh të shohim në distancë më të largët se hunda jonë. Ne harrojmë se tunelet janë ndërtuar për të çarë pengesa e për të shkurtuar rrugë për të arritur destinacione, shpesh harrojmë se tunelet janë të ndërtuar nën malet e patundshme për të na lehtësuar punën neve krijesave të brishta! E shpesh herë ne humbasim pse harrojmë që pas shiut del dielli dhe në fund të tunelit ka një dritë…
Shpesh herë ndodh të ndjejmë se jetën tonë e ka kapluar errësira, po sa herë kujtohemi të mendojmë se para kësaj errësire dritës harruam t’i gëzohemi…
Burimi/Facebook


Leave a Reply