– Nard Ndoka, Kryetar i Partisë Demokristiane të Shqipërisë!🇦🇱
Të dashur bashkëqytetarë të Shqipërisë në Diasporë,
Si Kryetar i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, do të doja t’ju ftoja në një seri takimesh në Belgjikë, Maltë, Itali dhe Gjermani, me qëllim të sensibilizojmë dhe inkurajojmë regjistrimin tuaj për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 Majit.
Procesi i regjistrimit për votimin e jashtëm mbyllet më 4 Mars, dhe është një mundësi e artë për të shprehur vullnetin tuaj në këtë moment të rëndësishëm për Shqipërinë.
Kjo është mundësia juaj për të bërë një ndryshim dhe për të kontribuar në të ardhmen e vendit tonë. Për këtë arsye, është e rëndësishme që të regjistroheni sa më shpejt, në mënyrë që të mund të merrni pjesë në zgjedhje dhe të kontribuoni për të ardhmen që dëshironi.
Po ashtu, do të doja t’ju bëj një thirrje të veçantë për të mbështetur Partinë Demokristiane dhe kandidatët tanë në zgjedhjet e 11 Majit.
Angazhimi juaj është i domosdoshëm për të vazhduar me forcë reformat dhe zhvillimin e Shqipërisë, duke e bërë atë një vend të barabartë për të gjithë qytetarët e tij.
Takimet do të zhvillohen në qytetet kryesore të këtyre shteteve, ku drejtuesit e Partisë Demokristiane (Dr.Alban Gj.Thika, Kordinator per Diasporen, Nasilda Shyti, N/Kryetare e PDK-se, Vladimir Prenga, Sekretar i Përgjithshëm i Senatit Demokristian, Greta Tuci, Shefe e Departamentit per Çeshtjet Sociale e Diasporen, Franz Gjeluci, Shef i Departamentit per Politikat Programore, në PDK) dhe unë personalisht do të jemi të pranishëm për të diskutuar mbi rëndësinë e votës tuaj dhe për t’ju dhënë informacionin e nevojshëm për regjistrimin në zgjedhje.
Ne besojmë se bashkë, mund të sjellim një ndryshim të vërtetë.
Na bashkohuni në këto takime dhe bëhuni pjesë e një momenti të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë!🇦🇱🙏
❇️Data dhe vendndodhja e takimeve:
– Maltë 24-26, seminar me drejtuesit e Degeve të Diaspores, per sensibilizimin e procesit të rregjistrimit, për fushaten elektorale, programin minimal dhe hartimin e axhendes deri me 11 Maj.
– Bruksel, me date 27 Shkurt
Rue de la Station 14, Forest, Bruxelles
– Itali, me datë 2 Mars
Via Rematto, (BS) COIL, Srl, Italy
– Gjermani, me datë 5 Mars
Viesmoor, AzaleenstraBe, 62,Germany
Regjistrohuni për të votuar dhe mbështetni Partinë Demokristiane dhe të ardhmen e Shqipërisë!🇦🇱
Me respekt,
Nard Ndoka
Kryetar i Partisë Demokristiane të Shqipërisë
Burimi/Facebook


Leave a Reply