Teksa vizitoja muzeumin ” Marc Chagall” në Nice, hasa një varg të gjatë nxënësish përballë meje. Shoqëroheshin nga mësuesja e tyre e cila u ul këmbëkryq përballë një pikture të piktorit në fjalë, njësoj si nxënësit dhe filloi një komunikim krejt të ngrohtë me ta.
Kishte një zë aq të ngrohtë, sa të kujtonte një ninullë gjysheje ose një përrallë që ta rrëfenin në prag gjumi.
Pa u menduar dy herë kërkova leje dhe unë dhe iu bashkova këmbëkryq atij grupi të rinjsh.
Ishte një përvojë krejt e përveçme dhe një provë e pakundërshtueshme se të rinjtë në Shqipëri shpesh lëvizin në boshllëk. Në boshllëkun e një shoqërie që nuk di të kujdeset siç duhet për ta. Në boshllëkun e një shoqërie që artin e konsideron të fundit, ndërkohë që duhet të jetë i pari.
Arti i zbut shpirtrat. I bën njerëzit më të mirë. Arti e lan një shpirt të pluhurosur nga ndotjet.
Arti është thelbësor në jetën e një të riu. E ndihmon të krijojë dhe të rikrijojë veten, por mbi të gjitha e ndihmon të kuptojë veten.
Post Scriptum- Sa i pranishëm është arti në jetën e të rinjve shqiptarë?!
Elona Caslli
Burimi/Facebook


Leave a Reply