Kaq shumë shkrime e mesazhe private si mbrëmë e sot nuk kam pasur moti. Sot po më kujtojnë e “duan” edhe shumë kandidatë për zgjedhje – gati nga të gjitha partitë…
Mërgimtarë të dashur, me siguri edhe ju kështu e keni, sot e nesër jemi të rëndësishëm, jemi më të mirët në botë, pa neve nuk bon bash hiç. Por kujdes, kadale, uluni pak, pini pak ujë: Dilni votoni të gjithë që keni të drejtë, ndërsa të hënën të gjithë ne do të shkojmë në “baustellat” tona në Gjermani apo Zvicër, në Amerikë apo Australi… Nejse, të hanën noshta ja bojmë njani-tjetrit pak crrrrrrr a po të vjen inati, të kena mujt të kena sos, fitoi baba, fitoi nana, daja, tezja… Por të martën vazhdon jeta normel në punët tona ( 🙂 kjo me “baustella” është metaforë kuptohet, sepse mërgata jonë nuk punon vetëm në ndërtimtari, por bën punë jashtëzakonisht të mira si mjek, inxhinierë, juristë, ekonomistë…)
Po ata? Eh ata të hanën e tutje i kanë punët e veta, me nda poste e pushtete, me nda vene pune e punë të ndryshme… Besoj që neve do ta na kujtojnë prapë – më së largu pas nja tre-katër vitesh. Shpresoj të jetë ndryshe. Nejse, këta kandidatët e mërgatës ndoshta na kujtojnë më shpesh, për të mirë sepse ua dhamë votën, apo për të keq sepse nuk ua dhamë votën. Tekefundit, këta vijnë më shpesh këndej nga mërgata.
Sidoqoftë, mos e leni pa votu, por mendoni mirë dhe votoni ata që mendoni se vërtet do të punojnë për të mirën e vendit dhe kurrë mos harroni – prej të hanës ne jemi prapë bashkë në “baustellat” tona (në vendet tona të punës e kam fjalën), me hallet dhe dertet tona, me mallin tonë për vendlindjen, me transferimet tona të parave… Nuk i lejojmë kërkujt të na përçajë. Shpresoj…
Burimi/Facebook


Leave a Reply