Nëse ne nuk kuptojmë lojën në të cilën janë Lapaj dhe Shehaj atëherë ne nuk kemi kuptuar asgjë nga politika e pistë e ‘rilindjes’!
Kot rrekemi demek se po luftojmë Ramën!
Loja e Lapajt ka kohë që është e qartë si drita e diellit se kujt i shërben e kush janë sponsorat e saj! Që nga lëvizja Kuq e Zi e Kreshnik Spahiut e deri tek pozimet dhe gomat në det me Yuri Kim.
Shehaj duhet të na thotë sa para i pagoi Lulzim Bashës per tu katapultuar deputet?
Dhe e dyta, çfare negociatash janë bërë dhe çfarë marrëveshje është arritur me Ramën qe ky i fundit t’i heqë shiritat e verdhë bizneseve të cilat ai ja mbylli?
Besoj se jam shumë i qartë. Këto i dinë të gjithë shqiptarët e besoj nuk janë sekret!
Ndryshimi i vetëm mes të dyve sipas meje është që Lapaj i shërben regjimit me dëshirë dhe pasion ndërsa Shehaj nga halli.
…
Me vjen realisht keq kur shoh miq të mi që herë bëjnë avokatinë e njërit apo disa të tjerë të tjetrit!
Thjesht ndjej keqardhje!
Burimi/Facebook


Leave a Reply