Në kohën kur qytetarët e Kosovës prisnin me padurim dhe kureshtje përfundimin e garës për të mësuar të vërtetën e rezultateve, deklarata e z. Grenell, i dërguari special për kriza i mandatuar nga presidenti Trump, nxitoi me gjithë potencialin e tij për të luftuar “Osama Bin Ladenin” e Kosovës, z. Kurti, që t’i jepte goditjen e nokautit dhe të riinstalonte opozitën (rënuesit), për t’i përdorur si monedhë këmbimi gjithmonë në kuadër të interesave të tij.
Është mbase e qartë se çdo ndërhyrje në prag të mbylljes së fushatës elektorale bie ndesh me normat e demokracisë, aq më tepër asaj amerikane. E gjithë kjo mbështetet në arsyetimin se dosja e z. Kurti është e rënduar tej mase nga barra e rëndë e antiamerikanizmit, që personalisht nuk më rezulton aspak i tillë dhe i drejtë. Z. Kurti, me dinjitet dhe vendosmëri, eliminoi grupet kriminale dhe terroriste nga veriu i vendit, duke u mundësuar qytetarëve të jetonin lirinë dhe demokracinë si në çdo pjesë tjetër të vendit.
SHBA-të janë aleati ynë më i madh strategjik, të cilit i ishim dhe i jemi përjetësisht mirënjohës për mbrojtjen që na bëri atëherë kur ne na rrezikohej ekzistenca. Nuk do ta harrojmë për asnjë çast që SHBA-ja është gurthemeli i formimit të shtetit të Kosovës.
Dhe së fundmi, mendoj – dhe më besoni – se nuk është hipotetike që populli i Kosovës është populli më proamerikan në botë, mbi 90%, ndërsa nga ana tjetër pajtohet ta përfaqësojë një kryeministër antiamerikan. Është absurditet, apo jo!?
Burimi/Facebook


Leave a Reply