Richard Grenell, i ngarkuari i presidentit amerikan Donald Trump për misione të posaçme, është shprehur sot si rrallë herë hapur më parë, dhe qartë, kundër kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij. Në rrjetin X (ish – Twitter) ai shkruan në fillim se ai ka “shumë miq në Kosovë e Shqipëri… se ka shumë miq në Serbi dhe në mbarë rajonin.”
Administrata Trump, sipas tij, “ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë në Ballkan.”
Por Grenell shpreh dyshime ndaj kryeministrit Kurti, me fjalët: “ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm.”
“Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, pohon Grenell.
Sipas tij “kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit.”
Kryeministri Kurti, sipas tij, “ka qenë edhe kundër çdo ideje të SHBA-së, të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump.”
“Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në, më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”, shkruan Grenell, që është ftesë më e qartë deri tani e tij kundër kryeministrit Kurti.
Si e komentoni ju këtë shkrim të Grenellit dhe ftesën që të mos votohet kryeministri Kurti?
Burimi/Facebook
Leave a Reply