Mbrëmë kam qeshur pa zë, e kam qarë pa lot!
Shikova Besart Kelmendin, “nubin”, nga Pavlani i Pejës, që po e bën rrëmujë, (rrungajë) shtëpinë e “VIP-ave” të BBA-së. Herë pas here dëgjova edhe fjalimet e VIP-ave tanë politikë, të cilët e kanë hapur thesin dhe këtë herë nuk po kursehen aspak. Jo, asgjë nuk po u dhimbset kësaj radhe! Gjithçka kemi për t’ju dhënë, po thonë; – përveç shtëpive, kullave, vilave, tokave, veturave dhe kursimeve tona bankare. Zemrat jo se jo! Ato i kemi për ndërkombëtarët, një cep për Evropën dhe një cep për Amerikën!
Mirëboll!
Këta po mundohen ti marrin votat, si Gjesti i Pavlanit që ua mori vajzën më të bukur që patën VIP-at e Shqipërisë dhe u tha: – Mos u shqetësoni për mua që s’jam VIP si ju, por qani hallin tuaj që nuk po dini t’i bëni hyzmet femrës dhe po mbeteni pa u martuar!
Dhe qesha kur pashë Ramushin duke i thënë popullit se do ta fusë Kosovën në NATO brenda javësh, nëse bëhem kryeministër.
Qesha dhe qava gjithë natën, e thashë me vete: – Ky po kujtueka se hyrja në NATO është si të hysh në Big Brother Albania ose si të shkosh në Durrës e t’i biesh kryeshyt detit, pa pasur nevojë të pyesësh askënd!
– Ky po kujtueka se NATO na paska pritur krahëhapur për katër vjet, veç ky farë ‘spiuni i Serbisë’, ky farë ‘cërnagori’ Kurti, që e zvarritnin policët serbë, s’paska dashur ta bëjë realitet!”
Kur u çmall Gjesti me Eglin dhe i cakërruan gotat me verë të kuqe, thashë me vete: – Ramushi nuk është Albin me i mat vetë si gjakovari. Ai, po u bë kryeministër edhe njëherë, jo vetëm që na fut në NATO brenda javës, por edhe Zajednicën e nënshkruan brenda natës, e Veriun e var në bishtin e sorrës!
– Ai nuk është kokëfortë si Albini?
Ai si u pat bërë Kryeministër e pati dhënë Çakorrin.
Ai na fut në NATO nesër! Veç pyetja është: si ta kaloi pragun e si ta bëj Fatmirin deputet, para se Albini ta bashkoi Kosovën me Shqipërinë?
Para se të shtrihem i shkrova një kamarieri në Cyrih!
“Shkrimet e mia për Albinin duhet ti lexosh me vemendje se nuk janë piata me pasul, qofte apo byrek me xhizë! Dhe mos e ruaj fotografinë e tij në celular duke bërë propagandë për partinë tjetër, siç paske bërë, se mërgimtarët s’bëjnë ashtu!
Duke qeshur e duke qarë më zuri gjumi mbrëmë! Gruaja m’tha ke folur jerm; – thojshe veç edhe një mandat për Albinin, jo më shumë, se bëhet tepër!
02.02.2025
Burimi/Facebook


Leave a Reply