Deshmitari i sotëm në gjykatën speciële në Hagë, deshmoj një realitet i cili edhe mua më preku keq…
Po, u ndjeva shumë keq kur e degjova deshmitarin duke thënë se, kishim urdhër që aty këtu, Mergimtaret e kthyer pas lufte në Kosovë, ti verifikojm për ta parë se kanë financuar luften apo jo, e nese jo, do duhej ato para më i dhënë !!!.
Mjerishtë, këtë gjë e kam perjetuar unë vet, jo në kufi publik në Morinë, por gjatë rrugës, pikërisht para urës së bombarduar në Kramovik, aty nuk kishte kalim, por kush shkonte e nuk din, ndalej aty në një kasollë nga të quajtur Polici Ushtarake, dhe më muarën e më quan në atë si zyre që e kishin bërë.
Nuk e di a ma luajtën rrolin se gjoja po verifikojn, apo vertet diqka nga unë dojshin më mar, para për luftën nuk paske dhënë, më thanë, se emri këtu nuk të figuron !!!
Duke e parë çka po ndodh, fillova e po i kërcnoj duke ju thënë : ,, Sa unë për këtë luftë kam dhënë, ju nuk do ti kontriboni këtij vendi sa të jeni gjall, dhe kjo qka po shoh e qka nga unë kërkoni, një gjë ta kuptoni, largonu nga këtu sa nuk ju bëhët vonë ngase, më një informim të cilin mjerisht nga këtu nuk mund ta bëj, por gjithësesi, shumë shpejt mund të ju arrestoj.
U ndalën, dhe njeritjetrin si të habitur po e shikojn, pa vonuar shumë, si më të mirë filluan qendrimet ti ndryshojn, dhe ma lëshuan rrugën të vazhdoj, madje edhe gjoja po më ndihmojn !!! se kah mundem më mirë më trup të kthehem për Gjakovë e nga atje drejt e për Deqan. Këtu e ke pas afer por ja se ske si kalon.
FLM ju thëm, por vëjeni një shenjë atje më larg, ku do duhet ta shkruani se, kendej nuk ka kalim, Ura e Kramovikut është në këtë gjendje, pra e bombarduar, dhe ska kalim.
Foto 1 dhe 2 deshmitari sot në Hagë, siq u pa, rastet si ky i pranoj.
Foto 3 dhe 4 marr tani nga VIDEO filmimi im në Arkiv, ku shihet ura e bombarduar, pak metra para kësajë ure, atë kohë sa u tha më lartë, isha ndaluar nga disa të quajtur Polici Ushtarake të ngrat…
Kjo qka tha deshmitari dhe sa e pershkrova realitetin tim, nuk do duhej të meren si deshmi për akuzat e atyre në Hagë, ka pas shumë cuba të cilët krejt kokë në vete kanë vepruar, madje edhe sot në forma tjera veprojn, veq a mujn më ja dal.
Luzern 28.01.2025
Xun Çetta



Burimi/Facebook


Leave a Reply