Në lidhje me largimin e shkodranëve nga Shkodra, pas pushtimit osman, në librin “Rrethimi i Shkodrës”, Marin Barleti shkruan:
“Dhe turqit aty për aty, plot gëzim e hare, midis brohoritjeve dhe duartrokitjeve, u futen brenda në qytet dhe, duke u endur andej e këtej, ngulen flamujt e tyre në të katër anët… po çmendeshin nga gëzimi që shtinë në dorë Shkodrën.
Nga ana tjetër lanë qytet e atdhe dhe të gjithë së bashku me plaçka e orendi u drejtuan të sigurt te flota veneciane, që kishte zënë vend nga pesë milje larg qytetit. Atje u furnizuan me gjithçka nevojitej për një lundrim të gjatë dhe, mbasi hipen ndër anije… derisa shkuan e ranë në gjirin e mëshirshëm e të dhimbshëm e të Venedikut. Për madhështinë e Venedikut dhe për zotërimin e shenjtë të tij ata kishin luftuar aq trimërisht për sa e sa vjet, për të ata kishin derdhur gjakun, kishin flijuar prindërit, fëmijët, atdheun, jetën dhe pasuritë e veta. Për madhështinë e Venedikut ata kishin thyer një armik aq të rrezikshëm (dmth osmanët). Nën hijen e Venedikut ata do të kalonin ditë të bardha e të gëzuara derisa të vdisnin, dhe aty do t’i vinin kapak jetës së tyre të lavdishme si burra të fortë që ishin”.
Për pritjen e shkodranëve në Venedik shkruan edhe Marin Beçikemi (bashkëkohës i Barletit):
“Ne shkodranët, siç mbetem të mërguar, erdhëm në Venedik; shtatëqind burra, njëmijë e treqind fëmijë, dhe aq gra. Kaq pra kishin mbetur gjallë prej gjithë asaj popullsie.”
Pra, sipas këtyre të dhënave, i bie që shkodranët e sotëm nuk janë më të vjetër sesa 400 vjet në Shkodër. Pas largimit të popullsisë së krishterë atje, osmanët e mbushen qytetin me besnikë e të nënshtruar të tyre, që mund të kenë ardhur nga fshatrat përreth dhe qytete e vende të tjera të Shqipërisë e më tej.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Durrësin e disa qytete të tjera të Shqipërisë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply