– Redoni – “Ka ndryshuar pafund. Kam marrë shumë mesazhe të mira, kryesisht pozitive dhe kam marrë angazhime artistike. Jam më i qetë e po e shoh lojën nga jashtë, është më bukur. Aty ishte lojë nervish, presion i madh. Për shkak se isha me nënën aty ishte pak më ndryshe. Të isha vetëm do e kisha menaxhuar ndryshe. Është një barrë e madhe kur ke një zonjë si Gili aty, me 30 vite karrierë, duhet të ruheshe shumë. Unë jam tip i qetë, duroj, por ato dinamika nuk po i duroja dot”
Pyetja për Redonin -”Si u ndie ajo që doli?”
– Redoni – “Ajo u lirua pak, se ishte stres për të dy. Jemi në shoqërinë e njëri-tjetrit”
Pyetja për Redonin – “A ishte pjesë e vendimit tënd për të dalë edhe pëlqimi që kishe për Eglin?”
– Redoni – “Pëlqimi është real, por në fund unë thashë që dua të dal për këto arsye e të rri për ato arsye nuk ia vlente. I kam nxjerrë në peshore dhe më shumë ia vlente që të dilja” ~ u shpreh kështu #RedonBerani ish-banori i “Big Brother VIP Albania 4”, teksa ishte i ftuar së fundmi në “Wake Up”
Burimi/Istagram


Leave a Reply