Kristjan Zoto
Pas akuzave të Blendi Fevziut se Arlind Qori paguhet nga konkurrenca e Samir Manes dhe insinuatave të Agron Shehajt, ku pretendoi se Arlindi nuk flet për rrugën Thumanë-Kashar për të marrë dalje mediatike tek televizioni A2 i Bashkim Ulajt, këto dy ditë nëpër profilet e disa partizave të reja në TikTok ka qarkulluar një video ku Arlindi del si i ftuar në Top News. Këtë video e mori sot edhe Çim Peka dhe e komentoi publikisht tek Syri, duke thënë se Arlindi nuk flet për inceneratorët sepse e ka kapur Top Channel.
Arlindi nuk i është futur politikës për të bërë vila dhe xhipa. Por largësia midis mendjes së Arlindit dhe Çimit është e pakrahasueshme, i ndan një oqean. Ka shumë mundësi që ndërsa Arlindi tani po shkon në shtëpi për të lexuar ndonjë libër, Çimi mund të jetë ulur në një tjetër darkë me Xenin dhe Lalin për të ndarë lejet e kullave.
Një vend ku analfabetë si Çim Peka janë bërë milionerë pa punuar asnjë ditë, kërkon një ndryshim rrënjësor.
Për sa i përket daljeve mediatike, Arlind Qori ka qenë në Top Channel për herë të fundit më 17 maj 2023 dhe në A2 më 13 shtator 2024.
Për ata që janë shqetësuar nga Lëvizja BASHKË dhe po shpifin e sulmojnë pa pushim i kuptoj: “TË GJITHA RRUGËT TË ÇOJNË TEK OLIGARKËT”.
Burimi/Facebook


Leave a Reply