fabul
Një ditë gomari ngarkuar mbi shpinë,
për një mision të çuditshëm la shtëpinë,
ngarkesë e madhe, po i thyente brinjtë
mbi kurriz kish mbledhur gjithë mençuritë.
Për ku je nisur kështu, zotri gomar
ngarkuar gjithfarë librash dhe jo celularë,
ngarkuar me shkencë, filozofi e dije
me libra për të rritur dhe për fëmijë.
Për ku e ke marrë udhën, kështu o qyqar
ngarkuar me libra, në ‘to dhe shkrimtarë
brenda tyre ka artistë, poetë e novatorë
nuk shoh njeri të kapë një libër me dorë…
Shumë rëndë o qyqar qenke ngarkuar,
ecte pa kthyer kokë gomari i llastuar,
a thua vallë gjithë bibliotekat në botë,
ka mbartur, ka harruar që është një idiot?!
O njerëz të mirë, që kur lindi celulari
mençurinë lumi Odesa e ka marrë,
gjithë librat m’i ngarkuan mua si gomar,
heronjtë, shkrimtarët dijen duke e vrarë.
Dhe tani dalëngadalë, o njeri i mirë
librat po i shpie në një qytet muze,
ndoshta atje artisti dhe fjala e dlirë,
shpirti i tyre do gjej vend dhe syri prehje.
Do ketë dikush t’i hapë fletët e të lexojë,
do të kritikohet si i çmendur, si i marrë
nga ferri vetë Dante do vijë të dashurojë,
do vajtojë fjalën e urtë dhe kohën e vrarë.
Pa dashur libri i kuq që kishte në gojë,
harroi, duke folur, para këmbëve në tokë i ra,
ishte romani i shkrimtarit klasik Viktor Hygoi,
“Të Mjerët” drejton stivën e librave të mëdha.
Trandafile Molla (Baja)
13 janar 2025, Novara Itali
Burimi/Facebook


Leave a Reply