Kolaudimi i rruges Thumane – Kashar nuk mund te konsiderohet i perfunduar ne menyre te njeanshme nga kompania e interesuar per vjeljen e nje tarife krejt abuzive krahasuar me standardet nderkombetare.
Kolaudimi duhet te kryhet nga nje ent indipendent i certifikuar, ashtu sikurse edhe vleresimi i mases se pageses do te duhet ripercaktuar, pa lobim privat ne zyrat vendimarrese shteterore.
Per cilindo qe e ben kete rruge dhe njeh sadopak profesionin e drejtuesit te automjetit, rruga Thumane – Kashar eshte ende jashte cdo standardi per t’u konsideruar nje autostrade e sigurte per te levizur me shpejtesine 130 kmh. Ajo mund te konsiderohet madje nje rruge e rrezikshme ne ditet dhe netet me rreshje te shumta, per shkak te pellgjeve ujembajtese ne cdo lidhje mes transheve dhe perkuljeve te thella nder pragje urash e mbikalimesh.
Ne cdo veper arti, prane lidhjes me transhene kryesore, edhe pse eshte ripunuar se paku dy heresh, vazhdon renia e dheut ne gjithe gjeresine e lidhjes me betonin, per shkak te mos zbatimit te teknikave moderne qe krijojne qendrueshmeri permanente. Si shpjegohet qe u perzgjodh ky investitor, pa kapacitet e nevojshme teknike dhe profesionale per ndertimin e nje autostrade te tille?!
Per arsye te interesit te larte publik dhe te sigurise se qarkullimit do te ishte e rendesishme qe Qeveria Shqiptare, Ministria e Transportit dhe Drejtoria e Rrugeve, te anullonin fillimin e tarifimit, te benin transparencen e plote mbi te gjithe vendimarrjet kolauduese, perfshire arsyetimin mbi tarifat dhe trajtimin e diferencuar negativ te ketij aksi rrugor, ne krahasim me rruget e tjera te vendit.
Burimi/Facebook


Leave a Reply