Ja edhe një zbulim i ri e me vlera për historinë Fterrës dhe për fshatin e nderuar fqinjë Corraj. Pas shumë përpjekjesh dhe këkimesh më fund gjetëm edhe poemën tjetër brilante me 37 strofa të rapsodit të shquar e të njohur fterjot Isuf Avreci kushtuar trimëreshës e heroinës tonë të përbashkët, Fterrë e Corraj, Maro Kondes shkrojtur prej tij në vitin 1919. Në se dikush din apo gjen edhe vargje të tjerë të kësaj poeme, por edhe bejte e vjersha të tjera të rapsodeve Isuf Avreci apo Shaqo Mita, si dhe rapsodë të tjerë fterjot, lutemi na i dëgoni.
O’ MARO O’ BIJA JONË
O’ Maro o’ bija jonё
O’ moj vajza jonё trime
Ti tё rriti Fterra jote
O’ Maro o’ vjazё e fisme.
Nga gjaku i babait tёnd
Keshe marrё trimёrinё
Nga gjiri i nёnёs tёnde,
Keshe marrё bukurinё.
Dauti dhe nёna jote
Tё rritёn me shumё mundime
Gjysh Hasani tё mёsonte
Tё bёheshe njё vajzё trime.
Nёnё Merjemja tё dha gji
E tё rriti me pekule
U rrite si njё lastar i ri
Çorrajt tё donin pёr nuse.
Po Dauti nuk pranonte
Se pengesё feja ishte
Nuk donte tё tё largonte
Se donte pranё tё tё kishte.
Po çorrjotёt ngulёn kёmbё
Deri sa mendjen ja mbushёn
Dhe dasёm tё madhe bёnё
Sa tё gjithё fshatin e tundёn.
Nё Kopalaj vajte nuse
Fis i mirё dhe i nderuar
Me gёzim shtёpinё ua mbushe
Tё dy krushqitё u miqёsuan.
Mё pas ju leu njё djalё
Kopalajt shumё i gёzoi
E pate kёmbёn e mbarё
Se djali fisin jua shtoi.
Emrin Polo seҫ ja folёn
Emёr i lasht i stёrgjyshit
Polon prap nё fis e sollёn
Mё tej tё vazhdonte fisi.
Po ai gёzim s’gjati shumё
Se fati ashtu ish shkruar
Tek kroi jeniҫerёt i zunё
Maron me djalin nё duar.
Ҫ’tё gjeti Maro o’ vajzё
Kur pёr trimat mbushje ujё
Ca jeniҫerё e ca zagarё
Nё mes tё tyre tё vunё.
Seҫ tё lidhёn me litarё
Qё kaҫakёt t’u tregoje
Dy taborrё me osmanё
Tё morёn si para roje.
Ti e dije se ku ish Gjoleka
Bashkё me ҫetёn e tij
Lart nё gryka nё ato shkrepa
U shpjerje ujё pёr tё pirё.
Dhe jeniҫerёt e shkretё
Qё nuk e njihnin mirё vendin
U nisёn malit pёrpjetё
Nёpёr hone buzё shkёmbit.
Kujtuan se do ti gjenin
Ҫetёn me trimat kapedanё
U lidhёn me njёri – tjetrin
Bashkё me Maron me litarё.
Po qentё osmanё nuk e dinin
Se me kё kishin tё bёnin
Nga pas Maros ata vinin
Me shpresё se ҫetёn gjёnin.
Marua ngjitej nёpёr shkrepa
Po me mёndjen e saj luftonte
Sepse shumё i dhimsej jeta
Pёr Polon mё shumё mendonte.
Si t’ja bёj e zeza unё
Korba o’ Maro ҫ’tё gjeti
Qentё prapa seҫ tu vunё
Po do bёj siҫ ma do adeti.
Trimat nuk i tradhёtoj
Po s’do e kursej dhe jetёn time
E gjallё nuk do tё shpёtoj
Kur nё greminё tё hidhem.
Jeta nuk mё dhimset fare
Mё dhimset jeta e djalit
Qysh do durojnё kёto male
Dhe nga gurёt lotё do dalin.
Kush do na vajtojё vallё
Tё dy bashkё nёnё e bir
Prindrit e mi atje nё Fterrё
Dhe Kopalajt e im të mirё.
Dhe ashtu duke menduar
Marua vendimin e mori
Nё humnerё u lёshua
Bashkё me djalin tek honi.
Me litar qё e kishin lidhё
I tёrhoqi pas si shqiponjё
Osmanёt tё lebetitur
Nё greminё po fluturonin.
Osmanllinj gjeçi belanё
Vajzёn tonё pse na e vratё
Ju shoftё fis edhe farё
Me zabit e me sulltanё.
Hajde o’ Maro o’ kapetane
Trimёresha jonё fterjote
Nami nё Stamboll tё vate
Dy taborrё osmanё i shove.
Ҫorrajn dhe derёn e burrit
Me aktin tёnd i nderove
Po dhe fisin e Dautit
Bashkё me Fterrёn i lartove.
Me trimёrinё qё tregove
Do mbetesh nё histori
Ku qenё trimat si tregove
Jetёn tёnde e bёre fli.
Brezat e rinj kur tё vijnё
Historinё do ta mёsojnё
Unё a’there s’do arrijё
Qё ti dёgjoj kur ta kёndojnё.
Mbase do tё vijё njё ditё
Fёmijёt nё libra tё mёsojnё
Tё ta mёsojnё historinё
Dhe kurrё mos ta harrojnё.
Ndaj ti fola kёto radhё
Qё historia tё mos harrohet
Mbase dhe mend do ti mbajnё
Po dhe pёr mua tё kujtohen.
Kёtё histori tё rrallё
Babai im ma ka treguar
Nuk kam shtuar asnjё fjalё
Siç mi tha, ashtu kam shkruar.
Se kam zakon tё gёnjej
Tё them gjёra tё pa qёna
Fjalёt nё vjersha i kthej
Se e kam dhunti nga nёna.
Xha Isuf t’u faltё imani
Gjithё fterjotёt do mё thonё
Nё xhenet tё vaftё xhani
Qё e lartove Maron tonё.
Po dhe vёllezrit ҫorrjotё
Dhe Kopalajt nё veҫanti
Do thonё bravo i qoftё
Se dhe ne e keshёm bijё.
E keshёm nuse po dhe bijё
Maron trimёreshё me ҫika
Se ja lartoi historinё
Dhe Çorrajit nё këto grika.
Nё xhehnet tё vafё shpriti
E djalin ta mbashё nё gji
Siҫ e mbaje kur jeshe gjallё
Ashtu ta mbashё dhe aty…!
Kam pёr tё thёnё mё shumё
Se sa tё shkrova kёsaj radhe
Se vargjet më vijnë si lumë
Pёr ti o’ Marua jonё me halle.
Isuf AVRECI
Fterrë 1919
Burimi/Facebook/Fteriotet


Leave a Reply