A kishte te drejte Konica ne vitin 1870 kur theksonte se: “Shqiptari per shqiptarin eshte ujk” Familja Haredinaj ka nje kontribut te jashtezakonshem ne Clirimin e Kosoves. Vete Ramushi mbajti nje qendrim dinjitoz kur dha doreheqjen nga posti i kryeministrit dhe shkoj vullnetarisht ne Hage per te mbrojtur luften clirimtare te Kosoves.
Nga ai process gjyqesore Hajredinaj u kthye fitimtare. Nga krenaria e tij u rrit dhe krenaria e Kosoves. Ky eshte sherbimi me I madh qe nje lider I bene vendit te tij.
Ne mandatin e pare si kryeminister Ranushi krijoj bindje tek institucionet financiare nderkombetare si nje lider qe mbante/plotesonte cdo premtim per reformat. Por kete vleresim e zbehu gjate mandatit te dyte.
Kryeministei Kurti vleresohet per atdhedashurine, per zgjerimin e shtrirjes dhe rritjen e autoritetit te qeverise se Kosoves ne cdo pjese te vendit.
Eshte hera e pare pas krijimit te shtetit te pavarur te Kosoves qe nje qeveri/qeveria Kurti punon per zgjerimin, mbrojtjen dhe respektimin e integritetit institucional dhe territirial te Kosoves.
Kurti si kryeminister kishte perballe agresivitetin diplomatik dhe ushtarak te Serbise.
Fatkeqesisht Kurti pengohej dhe pengohet jo pak edhe nga agresiviteti i opozites se tij, si edhe nga mos mbeshtetja e sinqerte e Shqiperise.
Por tendecat e Kurtit per te marre pjese aktive direkt ose indirekt ne zgjedhjet politike ne Shqiperi, Maqedonine e Veriut dhe Montenegro, nuk e rrit pir e demton profilin e tij si lider i shqiptareve.
Keto angazhime preferenciale midis partive politike shqiptare ne zgjedhjet parlamentare, pengojne efikasitetin si kryeminister.
Kjo ambicie i rrit armiqte e tij brenda Kosoves, por edhe nga lidershipi shqiptare ne rajon.
Cdo kryeminister qe rrit “armiqte” e tij rrit veshtiresite qe te jete sa me i sukseshem ne plotesimin e premtimeve dhe detyrimeve ndaj popullit e vendit te tij.
Bile lufta per lidership te shqiptareve ne Ballkan mbi ose nen tavoline ka qene shume demtues per sfidat e Kosoves dhe jo thjeshte te Kurtit ne procesin shtete-formues, ne negociatat me Serbine dhe me komunitetin Evropian.
Kurti mund te jete me i angazhuar per plotesimin e marreveshjes se Ohrit, duke filluar me dergimin ne gjykaten kushtetuese te statutit per assosacioni e komunave serbe ne veri, por pa cenuar sado pak integritetin, institucional dhe territorial te shtetit te ri te Kosoves.
Por qendrimi kushtezues i Kurtit ndaj BE per ngrire fondesh dhe bllokim te procesit te integrimit me respektimin e kuadrit te bashkepunimit nga Serbia, duke filluar nga ndalimi I agresivitetit diplomatik serb dhe plotesimin ne menyre simetrike te premtineve reciproke, eshte ne sherbim te vendit te tij dhe jo te mbijeteses se tij politike.
Nuk duhet haruar qe edhe pse i sulmuar shume ashper nga brenda dhe jashte Kosoves perfshi edhe Shqiperine, qeveria Kurti arriti te fitonte levizjen e lire te qytetareve te Kosoves.
Nga pervoja e gjate politike e kuptoj se lufta e ashper kunder Kurtit nga figura emblematike te Kosoves, sic eshte z. Haredinaj
eshte per objektiva vetem elektorale.
Te akuzosh kryeministrin e vendit tend se eshte spiun I serbeve, pa asnje prove konkrete, eshte me shume se sa nje sherbim i vendeve armike me Kosoven.
Te akuzosh kryeministrin e vendit tende se ai ka agenda ruse apo serbe eshte shume me keq se sa nje ambicie personale.
Ne politike pasuria me e madhe eshte trashgimnia politike si lider kombetare dhe partiak.
Mos dobesoni dhe demtoni integritetin e Kosoves se doni patjeter te rrezoni Kurtin.
Nje lider i mire mendon dhe perkushtohet per te ardhmen dhe mireqenien e popullut te vendit te tij, nepermjet kontributeve pozitive si kur eshte ne pushtet edhe kur eshte ne opozite.
Nje politikan i keq eshte ai qe bene çdo gje te keqe moralisht dhe politikisht thjeshte per te ardhur ne pushtet dhe per te qendruar sa me gjate.
Lidere te keq dhe politikane te deshtuar bejne partneritet fitim-prures reciproke me oligarkeve te babezitur dhe kriminele te pa shpirte.
Keto partneritete “vrasin” pa lindur akoma qeverite e tyre. Arma me vdekje-prurese pet demokracine eshte kapja e shtetit.
Ne pernbyllje te ketij reagimi dashamires ndaj Kosoves, mund te kopjoj shprehjen e ish komandatit te NATO ne kohen qe u bombardua Serbia, Clark i cili kur konkuronte brenda Partise Demokratike ne SHBA, si kandidat per president perballe presidentit Bush kur u pyet perse jashte Amerikës ai nuk ishte aq agresiv ndaj ishte presidentit ne detyre Bush si ne SHBA. Clark ne pergjigjen e tij qartesoj se SHBA Bush eshte armiku/kundershtari politike, ndersa jashte Amerikes ai eshte president i vendit tim.
Pra ne rastin e luftes se njanshme te z. Hajredinaj kunder kryeministrit Kurti mesazhi Clark, mund te pershtatet : Ne luften politike ne Kosove, Kurti eshte armiku I’m politike. Por perballe serbve dhe armiqte te Kosoves Kurti eshte kryeministri i vendit tim dhe une/Ramushi e mbeshtetes, pa asnje rezerve dhe pa asnje kushtezim partiak.
Ky postim eshte ne mirenjohje te gjithe liderve politike te Kosoves qe arriten pavaresine dhe clirimin e saj dhe qe tani te gjithe bashke ne pozicionet e tyre gjate rotacioneve politike kane detyren e veshtire shteteformuese, anetaresimin ne NATO dhe BE dhe arritjen e niveleve evropiane te sigurise dhe prosperiteti per popullin e pervuajtur te Kosoves.
Ambjenti I acaruar shoqerore dhe politike ne Kosove dhe Shqiperi, imponon atdhe-dashuri, integritet dhe maturitet.
Arben
I dekoruar nga Presidenti Thaci me Medalje per ndihmen dhe mbeshtetjen e Kosoves.
Burimi/Facebook


Leave a Reply