Kisha të njëjtën moshë që ka im bir sot, kur në Shqipëri u shemb komunizmi.
Im bir ka sot të njëjtën moshë timen, e lexon se në Shqipëri nuk u shemb komunizmi.
Kisha të njëjtën moshë që ka im bir sot, kur mësova se diktatura komuniste e Enver Hoxhës, për gjysëm shekulli solli urrejtje, vdekje e të keqe në vendin tim.
Im bir ka sot të njëjtën moshë timen, e lexon se në Shqipëri askush nuk është shpallur fajtor për këto krime, e po askush nuk ka bërë një falje publike e politike në emër të kombit.
Kisha të njëjtën moshë që ka im bir sot, kur mora për herë të parë në duar Kuranin e Biblën e mësova se klerikë myslimanë e të krishterë, shqiptarë e të huaj, ishin masakruar, burgosur e mbetur viktimë në Shqipërinë komuniste.
Im bir ka sot të njëjtën moshë timen, e lexon në italisht At Zef Pllumin që shkruan; “Il mio paese non si trova ai confini del mondo o in qualche remoto angolo sconosciuto del globo. La mia Albania si trova nel cuore dell’Europa, la dove nascono i destini della civiltà occidentale”.
Kisha të njëjtën moshë që ka im bir sot, kur vizitova për herë të parë një xhami e një kishë, e lexova se dhjetra të tilla ishin shembur nga komunizmi për t’ia lënë vendin depove ushtarake me armë sovjetike, tuneleve të nëndhenshme, bunkerëve e telave me gjëmba që kishin lidhur malet, qytetet, historinë shqiptare.
Im bir ka sot të njëjtën moshë timen, e dëgjon në telegiornale se mjaft armë sovjetike trafikohen ilegalisht nga Shqipëria në Itali prej kaq vitesh.
Kisha të njëjtën moshë që ka im bir sot, kur pashë gjyshërit e mi të shpërthejnë në një të qarë lirie, e me damarin e fryrë mbi ball e që nuk iu ul kurrë, më thanë; “duhet mos harru shprehjen tonë se do shkoj bari n’rronjë. Bari pa rronjë nuk rritet, ndërsa rronja pa barin po, e po s’u shkul do pjelli sa herë të mund barishte. Mos e lejo të bëhet bar!”
Burimi/Facebook


Leave a Reply