
Kjo u tha në Tribunën e djeshme me titull ”Preventivë për siguri më të madhe të turizmit”’ e cila u zhvillua në hotelin ”Drim”
F. A.
Në Maqedoni turistët kanë nivel të lartë të sigurisë, e sidomos në drejtim të vjedhjeve
Hotelet në Maqedoni kanë siguri ashtu dhe turistët të cilët qëndrojnë në to, u tha në Tribunën e djeshme me titull ”Preventivë për siguri më të madhe të turizmit”’ e cila u zhvillua në hotelin ”Drim”, në Strugë në organizim të SPB-së Ohër, si dhe Asociacionit Ballkanik të hoteleve ”Baha”.
Qëllimi i kësaj tribune dhe prezantimeve edukuese që u bënë në të, ishte parashikimi i rreziqeve si dhe njohja me principet bazë të kulturës së sigurisë të turistëve. Në tribunë u tha se vlerësohet se në Maqedoni turistët kanë nivel të lartë të sigurisë në drejtim të vjedhjeve, komunikacionit, në plazhe, si dhe nëpër hotele, theksoi Dragi Llazareski nga ”Baha”.
Hotelierët prezent në këtë aktivitet në pjesën më të madhe ishin të kënaqur me sigurinë, por gjatë sezonit turistik, potencuan ata mund të bëhet edhe më shumë në këtë drejtim./portalb
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply