Nga Florian Vlashi
Gjithmonë më ka interesuar për arsye që merren me mend, por ajo që më shumë më ka befasuar ka qenë vdekja e saj. Shqiponja pasi arrin në fund të jetës shkon e qëndron në një majë shkëmbi të lartë. E ndjen që po i afrohet vdekja, sqepi i ulet, pendët i vjetrohen, nuk fluturon dot, po ashtu edhe thonjtë e kthetrave i lëvizin dhe nuk mund të gjuaj. Ky është momenti i Dilemës së saj: të vdesë apo të ripërtërihet.
Për zgjedhjen e dytë duhet të kryej një akt tejet të dhimbshëm të cilin fare pak nga lloji i saj e bëjnë; duhet të shkulë sqepin duke e goditur fort në shkëmb deri sa ta heqë. Ashtu e gjakosur pret deri sa të dalë sqepi i ri e me të nis të shkulë thonjtë dhe pendët e vjetra. Vetëm atëherë kur i dalin të rejat pas pesë muajsh, nis fluturimin, ashtu madhërishëm, duke jetuar edhe një jetë të dytë…
Nuk jam në gjëndje t´i vërtetoj nga ana shkencore këto fakte që më kanë impresionuar vërtetë dhe i konsideroj si mësime jete. Por, duke parë shqiponjën me dy krerë, fantazoj mbi Dilemën e saj: në momentin kritik duhet që të dy kokat të bien në ujdi për të mbijetuar. Po nëse një nga kokat don të ripërtërihet dhe tjetra jo, ç’ndodh? A mund të nisë ajo fluturimin duke mbajtur me vete kufomën e gjysmës tjetër?
(foto: shqiponja dykrenare e Kastrioteve në kishën e Shën Ndout sh. XIV pranë kështjellës së Skënderbeut, Kepi i Rodonit, Durrës.)
Burimi/Facebook/Vatra North Jersey


Leave a Reply