U rrita u burrerova tek Ty o Vlore
dhe deti xheladine me hodhi
aroma e portokalles s’mu nda gjithe jeten
dhe ketu ne mergim,e ndjej !
Qesha e qava nga hallet e jetes
Tek Ty o shpirt o Vlore
Rita femijet te gjithe te gezushem
nen ullinjte e tu plot kurore.
Nje jete e tere me halle e derte
nje jete e gjate me ender per TY
Si nuse te lashe ne vitet qe ika
dhe tani nje metropol,qe te kane zili.
Kurre nuk do ta mendoja largesine
as malli qe ne fyt me grryen
dhe fershellima ne buze me ka ngecur
dhe kur vargje per Ty thur.
Djemte e Vlores plake,njerez te brezit tim
me thinjat e bardha me shfaqen ne ender
udheve e sokakeve perkrah u shkoj
dhe kafen ne uje te ftohte ta pime.
Vlora,magjia e saj me ka verbuar
dashuria e saj me mban ende gjalle
Kujtimet me mbysin me cmendin per fare
Kur mendjen e kam permbi vale.
Valet e blujta,dhe dallget e detit
perhere i degjoj “kur jam per mbi shtrat”
perpiqem te qasem aty afer bregut…
por asnjere nuk munda se jam shume larg..!
por shpirti dhe zemra,tek TY o Vlore qendrojne
dhe ato nuk do te njohin kurre largim
dhe une i ikuri ne kete humbetire…
Do vij tek Ty dhe do te bej nje kthim !
pJp
Burimi/Facebook


Leave a Reply